VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJENDET VAJZA E PRESIDENTIT PUTIN

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 02:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GJENDET VAJZA E PRESIDENTIT PUTIN

E Shtunë, 01.31.2015, 09:44am (GMT+1)



Raportet e lajmeve dhe blogerët rusë thonë se njëra nga vajzat e presidentit Vladimir Putin, e cila është mbajtur larg syve të publikut për vite të tëra, është një figurë e rëndësishme e një projekti në vlerë prej 1.7 miliard eurosh për zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Raportimet mbi vajzat e Putinit, Maria dhe Katerina,29 përkatësisht 28 vjeçare, kishte qenë një temë tabu dhe jeta e tyre ishte konsideruar si një sekret shtetëror.

Por, gazetari dhe blogeri Oleg Kashin, ka njoftuar përmes një raporti të publikuar në internet se një femër e quajtur Katerina Tikhonova, e cila e udhëheq një projekt për zhvillimin e Universitetit të Moskës, është Katerina, vajza e Putinit.

"Vajza e Putinit është gjetur", ka shkruar Oleg Kashin.

Postimi i tij pasoi një raport në agjencinë e pavarur ruse RBC, e cila ka njoftuar se Katerina Tikhonova është drejtoreshë e kompanisë Innopraktika, e cila e menaxhon projektin miliardësh.

Raporti i RBC nuk e ka bërë asnjë lidhje të kësaj vajze me Putinin.

Por agjencia e lajmeve Reuters, e ka cituar një burim të afërt me universitetin, të ketë thënë se Tikhonova është vajza e Putinit.

"Unë nuk e di kush është ajo dhe puna ime ka të bëjë me presidentin dhe jo me familjen e tij", ka thënë zëdhënsi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, për agjencinë Reuters.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GAZETARI SEYMUR HEZI DËNOHET ME 5 VJET BURG (01.30.2015)
AKTIVISTI PRO-UKRAINAS REAGON PAS SHFAQJES SË SOPRANOS RUSE (01.30.2015)
NJË GRUA RUSE BURGOSET PËR TRADHTI (01.29.2015)
GORBACHEV - MUND TË NDODHË 'LUFTA E NXEHTË' (01.29.2015)
KUSH ËSHTË PANOS KAMENAS DHE GREKËT E PAVARUR? (01.28.2015)
EMËROHET PESHKOPJA E PARË FEMËR NË ANGLI (01.26.2015)
NDAHET NGA JETA KËNGËTARI DEMIS ROUSSOS (01.26.2015)
LIROHEN NGA BURGU DY DJEMTË E HOSNI MUBARAKUT (01.26.2015)
RUSIA REFUZON LIRIMIN E PILOTES NADIYA SAVCHENKO (01.26.2015)
KUJTIME NGA AUSCHVITZI - 'KAM REFUZUAR TË VDES' (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]