E Premte, 03.29.2024, 10:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
KUSH ËSHTË SERGIO MATTARELLA, PRESIDENTI I 12-të I SAPOZGJEDHUR I ITALISË
Nga PRIMO DI NICOLA, ANTONIO PITONI, Il fatto Quotidiano

E Djelë, 02.01.2015, 10:58am (GMT+1)


I ati i tij ka qenë i akuzuar për lidhje me mafian, vëllai i tij ish-presidenti i rajonit të Siçilisë u ekzekutua nga "Cosa Nostra", duke dhënë shpirt në krahët e tij. Karriera në Demokracinë Kristiane, dorëheqja si ministër për shkak të ligjit që i mundësoi Berluskonit ndërtimin e perandorisë së tij mediatike, zv.kryeministër në kabinetin D'Alema. E ka quajtur hyrjen e "Forza Italia" në gjirin e Partive Popullore Evropiane "një makth të paarsyeshëm". Si anëtar i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi në vitin 2013 "Porcellumin" (sistemi e vjetër zgjedhor dhe tejet të kontestuar në Itali)


Jo, ndoshta ai nuk do të hyjë në histori vetëm për "Mattarellumin", ligjin elektoral të vitit 1994, që do të duhej të çonte Italinë drejt Republikës së Dytë e në fakt e degdisi vendin, sipas disa prej kritikëve më të ashpër, tek rërërat thithëse të "berluskonizmit". Pikërisht ai ligj, që do të deformonte sistemin mazhoritar të kërkuar nga italianët, me betejat referendare që filluan në vitin 1991, me skllavërimin e pjesës proporcionale, për nevojat e mbijetesës së klasës së vjetër politike.

Një punë e kryer me finesë, nga një artist i madh i ligjit parlamentar, që pasi varrosi arsyet për rinovim, shpërtheu me Tanxhentopolin e që më vonë do të balsamonte kastën e vjetër me të ashtuquajturin "Porcellum". Një shigjetim ky i lig, që megjithatë mjafton sa për të ngritur një proces politik dhe kërkuar llogari ndaj atyre, që sistemit zgjedhor i vunë edhe emrin e tyre.

Ndërkohë, duket se fati e ka shkruar që gjërat të shkonin ndryshe. Dhe që Serxho Matarela, nuk do të mbahet mend, vetëm për disa nga efektet e ligjit të tij. Kjo kishte filluar të kuptohej qëkur para lëtyrave elektorale të propozuara me "Italicumin" e Mateo Rencit dhe anëtarë e tjerë të marrëveshjes së Nazarenit (rruga ku ndodhet selia e PD), jo pak mes politikanëve dhe qytetarëve, filluan të pendohen për "Mattarellumin" e tyre dhe të kërkonin rifutjen e tij.

Hakmarrja mbi fatin që shpesh është kundër, ka karakterizuar familjen Matarela. E përkëdhelur nga karriera të mëdha të ndërtuara mbi krenarinë demokristiane, por e goditur ndërkaq edhe nga pikëllimi dhe dyshimet e tmerrshme. Një traditë që fillon me babain e tij Bernardo, një nga themeluesit e demokristianëve, zv.sekretar i partisë në vitin 1945, i zgjedhur një vit më vonë në Asamblenë Kushtetuese, më pas ministër dhe shumë herë nënsekretari në qeveritë e Aliçide De Gasperit.

Një karriere pra e lavidshme, e njollosur megjithatë nga dyshimet për lidhjet e tij me anëtarët e vjetër të mafias siçiliane, që sipas disa historianëve u katapultuan prej tij, nga militimi në rradhët e monarkisë e separatizmit nën flamurin e demokristianëve, me marrjen e pushtetit dhe pushtimin e institucioneve. Dyshime të tmerrshme, që në dekadat në vijim kanë bërë që njerëz si Klaudio Marteli të akuzojnë mjeshtrin e kulisave për lidhje me mafien.

Megjithatë, demokristianët kanë mbrojtur gjithmonë Bernardon, që mbeti i fuqishëm si gjatë jetës ashtu edhe pas vdekjes në vitin 1971, pasi u ndje befas keq në sallën e parlamentit. Së fundmi elozhe i thurri atij edhe e përditshmja "Evropa":I ndershëm, i ndjeshëm, bujar, sikurse pohojnë njerëzit që e njihnin, dhe sikundër është theksuar në shumë vendime të gjyqësorit"- shkroi gazeta e Partisë Demokratike. "Një njeri me një ndjenjë shumë të lartë të shtetit dhe institucioneve që ushtroi një ndikim të madh mbi fëmijët Piersanti dhe Serxho, të cilët vazhduan veprën e tij politike".

Fjalë këto sfiduese, që duket se duan të mbyllin një kapitull të errët të historisë familjare. Sponsorizimi mediatik, vazhdoi me rritjen e Piersantit që në pak vite dogji disa etapa në shkallaren drejt pushtetit:deputet i kuvendit rajonal siçilian, pastaj komisioner. Deri në vitin 1980 kur, presidenti rajonal, promotor i një procesi reformash në sistemin e financimit publik dhe i padëshirueshëm nga bosët e mafias, u vra para syve të vëllait të tij.

"Ai ishte po përpiqej të krijonte një projekt të ri politik-administrativ, një revolucion të vërtetë. Kishte trazuar sistemit e prokurimit publik me gjeste dramatike, të pazbatuara ndonjëherë në ishull"-
do të deklaronte më vonë ish-gjyqtari i Palermos, aktualisht president i senatit italian, Piero Graso.

Goditja ishte e tmerrshme. Por pikërisht tek tragjedia e Piersantit, fillon ngjitja e Serxhos, asokohe një profesor i së drejtës parlamentare në Universitetin e Palermos. Pjesëtar i klanit të Aldo Moros, ai hyn në parlamentit për herë të parë në vitin 1983. Katër vite më vonë, emerohet Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin, në fillim në kabinetin e De Mitas dhe pastaj të Gorias. Një përvojë që do të zbulojë karakterin e tij mjaft të ftohtë, duke e bërë të duket Arnaldo Forlanin "një reformator" duke ndëshkuar Qirjako De Mitën.

Qeveritë ndryshojnë, por Matarela mbetet në kabinet. Në qeverinë e gjashtë të Andreotit, ai zhvendoset në Ministrinë e Arsimit, pozicion që do ta mbajë deri në dorëheqjen e tij të bujshme, së bashku me ministra të tjerë të Demokracisë Kristiane që i përkisnin rrymës së majtë, në shenjë proteste për miratimin e ligjit "Mammi", i kërkuar pikërisht nga Betino Kraksi, Andreoti dhe Arnaldo Forlani dhe që vendosi bazat, ku Silvio Berluskoni filloi ndërtimin e perandorisë së tij televizive.

Lideri i ardhshëm i "Forza Italia", nuk e priti mirë atë reagim dhe këtu gjendet edhe shpjegimi i rezistencës së tij ndaj kandidaturës së Matarelës. Ndonëse për hir të së vërtetës, ai nuk ishte rasti i vetëm kur politikani siçilian, shprehu antipatinë e tij ndaj Berluskonit. Kjo ndodhi sërish kur "Forza Italia" u pranua në Partinë Popullore Evropiane. "Një makth i paarsyeshëm"-tha atëherë Matarela.

Drejtori i "Populli", organi zyrtar i demokristianëve në vitet 1992-1994, duke "notuar" mes rrymës së renegatëve të parties, që po shkonin drejt Partisë së re Popullore, ishte pikërisht fillimi i viteve '90, kur Matarela u përfshi në aferën që i kushtoi atij një çështje penale për financim të paligjshëm. Akuza ishte për një zarf me 3 milionë lira në tallonë benzene, të dhuruara nga sipërmarrësi siçilian Filipo Salamone, që cilësohet nga gjykatësit e Palermos si trashëgimtari i Anxhelo Sinos, ose siç njihej ndryshe "ministri i punës" i bosit të bosëve, Toto Rina.

Matarela e mbrojti veten ndaj akuzave, duke pretenduar se pranoi një dhuratë të një "vlere të ulët" dhe se i kishte shpërndarë të gjithë kuponat e karburantit vartësve të tij. Procesi gjyqësor, zgjati afro një dekadë dhe përfundoi me shpalljen e pafajësisë së tij (pasi krimi nuk ekzistonte). Aventura të tjera gjyqësore, prekën edhe disa anëtarë të familjes. I vëllai Antonio, u hetua në vitet '90 në Venecia për pastrim parash dhe lidhje kriminale me Enriko Nikoletin (pjesëtar i organizatës mafioze romane "Banda Magliana") për një mashtrim financiar në resortin turistik në Kortina.

Në fund hetimi u mbyll për mungesë provash. Nipi (djali i Piersantit) këshilltar rajonale në Siçili, po hetohet si shumë kolegë të tij në Itali për përvetësim parash gjatë rimbursimit të grupit të këshilltarëve të Rajonit. Ndërkohë, Serxho ka kohë për të kryer një karrierë për t'u patur zili, çka e bën atë një nga anëtarët më të shquar të klasës qeverisëse post-demokristiane:harton ligjin zgjedhor "Mattarellum", rrikthehet në qeveri në kabinetin e Masimo D'Alemës në vitin 1998, duke marrë postin e zv.kryeministrit dhe pastaj atë të Ministrit të Mbrojtjes. Ai është një nga themeluesit e koalicionit të majtë "Margherita", dhe mbetet në parlament deri në vitin 2008. Në zgjedhjet që pasuan nuk do të rikandidojë, dhe gati duket se e zhduk nga skena politike. Ndonëse në vitin 2009, drejtuesi i atëhershëm i PD-së, Dario Françeskini e zgjedh si një nga kandidaturat e mundshme për të drejtuar televizionin shtetëror RAI. Natyrisht që nuk do të bëhet asgjë, dhe gjithmonë për të njëjtën arsye:pakënaqësinë e vjetër të "armikut" Silvio, që ndërkohë ishte rikthyer në Pallatin Kixhi.

Këto ishin dukshëm vitet e heshtjes për Matarelën, që shfaqet në kronikat e mediave vetëm në rrethana të veçanta, si për shembull në janar të vitit 2010 kur familja e tij dhe fëmijët e Piersanti, priten në një takim nga presidenti Napolitano në Kuirinale.
Ky i fundit, i bëri homazh figurës së Piersantit "për vlerën e jashtëzakonshme të angazhimit të tij". Në vitin 2011, ngjitja e fundit në karrierë:i nxitur nga miqtë e tij të Partisë Demokratike, Serxho zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhe si për ironi të fatit, si gjyqtar shpalli në 4 dhjetor 2013 antikushtetues ligjin zgjedhor që ishte imponuar nga qendra e djathtë, duke anuluar për më shumë se një dekadë ligjin e tij zgjedhor.
Një rastësi e çuditshme, që duket se kishte shijen e një hakmarrjeje. Por kjo vetëm në sytë e atyre, që nuk e njohin mirë gjykatësin e kushtetueses. Serxho nuk është një hakmarrës. Nga miqtë e tij më të ngushtë, përshkruhet si një njeri që është "i aftë të pranojë humbjen pa iu dridhur qerpiku, megjithatë nuk bën kompromise për vlerat që beson". Kjo nuk është pak, sidomos në një periudhë të pasigurive të madhe dhe shushatjejes që ka pllakosur pjesën dërrmuese të institucioneve tona.

Për këtë arsye, shumë vetë kanë frikë prej tij. Duke filluar nga Berluskoni. Por, sikurse thotë Guerini "nisemi dhe mbërrijmë me Matarelën", ndoshta Partia Demokratike mund të gjejë shpejt orientimin. Dhe, mbi "vlerat" e ish-zv.kryeministrit, ministrit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ekzistonin numrat e nevojshëm për të çuar në Kuirinale, pas një ish-komunisti si Napolitano, një tjetër të moshuar dhe një ish-demokristian të sinqertë. /www.bota.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA ZGJERON AKUZAT NDAJ PILOTES UKRAINASE (01.31.2015)
GJENDET VAJZA E PRESIDENTIT PUTIN (01.31.2015)
GAZETARI SEYMUR HEZI DËNOHET ME 5 VJET BURG (01.30.2015)
AKTIVISTI PRO-UKRAINAS REAGON PAS SHFAQJES SË SOPRANOS RUSE (01.30.2015)
NJË GRUA RUSE BURGOSET PËR TRADHTI (01.29.2015)
GORBACHEV - MUND TË NDODHË 'LUFTA E NXEHTË' (01.29.2015)
KUSH ËSHTË PANOS KAMENAS DHE GREKËT E PAVARUR? (01.28.2015)
EMËROHET PESHKOPJA E PARË FEMËR NË ANGLI (01.26.2015)
NDAHET NGA JETA KËNGËTARI DEMIS ROUSSOS (01.26.2015)
LIROHEN NGA BURGU DY DJEMTË E HOSNI MUBARAKUT (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]