VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NIS GJYKIMI I ISH SHEFIT TË FMN-së E Hënë, 02.02.2015, 04:13pm (GMT1) Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn Gjykimi i ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nën akuzat për kontraktim të prostitutave, ka nisur në Francë. Ekonomisti 65-vjeçar është paraqitur në gjykatën e qytetit Lille së bashku me 13 të pandehur të tjerë. Ai akuzohet për përdorimin e kontakteve të biznesit, për të punësuar gra për festa të seksit në Paris, Lille dhe Uashington. Strauss-Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në festa të seksit, por ka thënë se nuk e ka ditur se disa prej grave kanë qenë prostituta. Stauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së pasi është akuzuar për përpjekje për të përdhunuar një punonjëse hoteli në Nju Jork, më 2011. Akuzat për këtë rast janë hedhur poshtë.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |