E Enjte, 03.28.2024, 04:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SKANDALI NË ARGJENTINË

E Enjte, 02.05.2015, 09:04am (GMT+1)



Hetuesit e vdekjes së prokurorit kryesor që ndiqte shpërthimin në një qendër hebraike 20 vjet më parë, i cili pati deklaruar se kishte zbuluar manipulime të mëdha, gjetën në koshin e mbeturinave në shtëpinë e tij, një kërkesë për arrestimin e  presidentes së vendit, Cristina Fernandez.  

Trupi i prokurorit argjentinas Alberto Nisman u gjet në apartamentin e tij më 18 janar, vetëm disa orë para se ai të dëshmonte në parlamentin e Argjentinës në lidhje me autorët e shpërthimit të vitit 1994.

Viviana Fein, kryehetuesja për vdekjen e prokurorit Nisman, u tha fillimisht gazetarëve se nuk ishte gjetur ndonjë mandat arresti, dhe më vonë u shpreh se komentet e saj ishin keqinterpretuar.

"Nëse jam shprehur gabimisht, atëherë po e korrigjoj atë që thashë. Evidenca është aty... Dokumentet janë të mbrojtura. Ato nuk e ndryshojnë drejtimin e hetimit. Nuk janë aq të rëndësishme."

Zoti Nisman pretendonte se qeveria e presidentes Fernandez ndihmoi në orkestrimin e një marrëveshjeje me Iranin në këmbim të naftës iraniane për Argjentinën që ndodhej në vështirësi buxhetore. Irani do të përfitonte grurë dhe mish nga Argjentina. Dhe shpërthimi do të mbetej i pasqaruar.

Shumë në Argjentinë thonë se prokurori Nisman do të mbahet mend si një njeri i madh.

"Kemi ardhur t'i themi lamtumirë zotit Nisman, të cilin e kemi si një hero kombëtar, pasi ishte i vetmi që pati guximin të denoncojë presidenten aktuale të Argjentinës, e cila është njeriu më i korruptuar në këtë vend", thotë një qytetare.

Zoti Nisman punoi për rreth një dekadë për të gjetur prova se Irani ishte pas shpërthimit në Shoqatën Argjentinë-Izrael.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEXOJENI KËTË HISTORI - NICHOLAS WINTON, SCHINDLERI BRITANIK QË SHPËTOI 669 FËMIJË (02.03.2015)
RICHARD VON WEIZSÄCKER - PRESIDENTI I PËRJETSHËM (02.03.2015)
NIS GJYKIMI I ISH SHEFIT TË FMN-së (02.02.2015)
MANTELI I NAPOLEONIT EKSPOZOHET NË LONDËR (02.02.2015)
PETICION PËR LIRIMIN E RUSES SË AKUZUAR PËR TRADHTI (02.02.2015)
KUSH ËSHTË SERGIO MATTARELLA, PRESIDENTI I 12-të I SAPOZGJEDHUR I ITALISËNga PRIMO DI NICOLA, ANTONIO PITONI, Il fatto Quotidiano (02.01.2015)
RUSIA ZGJERON AKUZAT NDAJ PILOTES UKRAINASE (01.31.2015)
GJENDET VAJZA E PRESIDENTIT PUTIN (01.31.2015)
GAZETARI SEYMUR HEZI DËNOHET ME 5 VJET BURG (01.30.2015)
AKTIVISTI PRO-UKRAINAS REAGON PAS SHFAQJES SË SOPRANOS RUSE (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]