VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GAZETARI AUSTRALIAN PETER GRESTE ARRIN NË SHTËPINË E TIJ E Enjte, 02.05.2015, 12:13pm (GMT1) Pas lirimit të tij nga burgu katër ditë më parë, gazetari i Al Jazzera, Peter Greste, ka arritur sot në shtëpinë e tij në Australi. "Kam ëndërruar për këtë moment shumë herë", tha Greste para gazetarëve në Brisbane. Greste dhe dy kolegët e tij, Baher Mohamed dhe Mohamed Fahmy, janë dënuar nën akuzat për raportim të rremë dhe për mbështetjen ndaj grupit të ndaluar Vllazëria Myslimane. Greste është liruar më 1 shkurt, 400 ditë pasi që është burgosur. Dy kolegët e tij, vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Greste i falënderoi familjen e tij dhe mbështetësit për lirimin e tij, ndërsa shtoi se do ta bëj më të mirën nga ana e tij, për lirimin edhe të dy kolegëve. Greste dhe dy gazetarët e tjerë janë arrestuar në vitin 2013.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |