VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOSIPOVIQ DEKOROI EJUP GANIQIN

E Hënë, 02.09.2015, 10:03pm (GMT1)


Ejup Ganiq


Presidenti në largim i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka dekoruar anëtarin e Presidencës së Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ejup Ganiq.

Duke e falënderuar për dekoratën, Ganiq ka thënë se Serbia vazhdon të jetë "problemi kryesor i Ballkanit".

Në vitin 2010, Ganiq është arrestuar në një aeroport të Londrës, në bazë të një fletarrestimi të Serbisë.

Serbia e ka akuzuar atë në lidhje me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnje, në vitin 1992.

Ganiq ishte liruar pas dhjetë ditësh.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.