VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DJALI I JACKIE CHAN KËRKON FALJE PAS LIRIMIT NGA BURGU E Shtunë, 02.14.2015, 03:42pm (GMT1) Aktori Jackie Chan Me të dalë nga burgu ku kishte qëndruar për gjashtë muaj për posedim të drogës, djali i aktorit Jackie Chan, ka kërkuar falje. Jaycee Chan, 32 vjeçar, tha gjatë një konference për media në Pekin, se shpreh keqardhje për sjelljet e tij që çuan në arrestimin e tij në gusht të vitit të kaluar së bashku me aktorin tajvanez Ko Kai dhe të tjerët. Chan dhe Ko janë testuar dhe testi i tyre për marihuanë ka dalë të jetë pozitiv në ditën kur ata janë arrestuar. Gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e Chan në Pekin ishte gjetur një sasi prej më shumë se 100 gramë drogë. Ai zyrtarisht u akuzua në dhjetor për veprën penale të posedimit të drogës. Teksa është shprehur i penduar për veprimet e disa muajve më parë, Chan ka thënë se tashmë planifikon t'i përkushtohet karrierës dhe të kalojë kohë më shumë me familjen e tij. Konferenca e mbajtur nga ai, është transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror CCTV. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |