Një qene e tipit langua 4-vjeçare, me emrin Miss P doli fituese e çmimit të parë në shfaqjen e përvitshme të qenve që zhvillohet në Nju Jork.
Miss P, e lindur në Kanada, doli fituese mes 6 konkurrentëve të tjerë në garën finale.
Miss P, fituesja e garës së 139 vjetore të njohur si gara e Westminster Kennel Club Dog Show është stërmbesa e fituese së vitit 2008, UNO, qeni i parë i tipit langua fitues i titullit .
Në garën që u zhvillua në Madison Square Garden u paraqitën rreth 200 raca të ndryshme qensh nga mbarë SHBA dhe mbi 12 vende të ndryshme.za