VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARGJENTINË - 400 MIJË NJERËZ MARSHOJNË NË KËRKIM TË DREJTËSISË

E Enjte, 02.19.2015, 09:50am (GMT1)


Prokurori i ndjerë argjentinas, Alberto Nisman


Më shumë se 400 mijë njerëz kanë marshuar në heshtje nëpër rrugët e Buenos Aires duke kërkuar drejtësi me rastin e një mujorit të vdekjes së dyshimtë të prokurorit i cili ishte duke zhvilluar hetime ndaj presidentit të Argjentinës.

Prokurori Alberto Nisman. i cili ishte në përfundim të hetimeve ndaj presidentit Cristina Fernandez në lidhje me bombardimin e një qendre hebreje në Argjentinë, më 1994, ku kanë mbetur të vrarë 85 persona, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një muaj më parë.

Nisman po e hetonte presidentin dhe zyrtarët e tjerë për hapjen e një kanali të fshehtë.

Ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, më 19 janar, disa orë para se ai të dëshmonte kundër zyrtarëve të lartë qeveritarë.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.