VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GAZETARJA KHADIJA ISMAYILOVA SHKRUAN LETËR NGA BURGU

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GAZETARJA KHADIJA ISMAYILOVA SHKRUAN LETËR NGA BURGU

E Enjte, 02.19.2015, 12:46pm (GMT+1)


Letra e shkruar nga Khadija Ismayilova



Gazetarja e Shërbimit të Radios Evropa e Lirë në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, përmes një letre të shkruar nga burgu, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj saj ndërsa ka thënë se është burgosur vetëm pse ka qenë duke e zhvilluar një hulumtim për korrupsionin në nivel të lartë.

Khadija Ismayilova është në burg që nga 5 dhjetori për shkak të arrestimit nën dyshimin se e ka nxitur një vrasje në tentativë.

Akuzat ndaj saj janë shtuar ditëve të fundit dhe ajo tashmë po hetohet edhe për përvetësim, sipërmarrje të paligjshme, evazin fiskal dhe abuzim të pushtetit.

Ismayilova ka raportuar gjerësisht për financat e presidentit Ilham Aliyev dhe anëtarëve të familjes së tij.

Përmes një letre të shkruar nga një burg në Azerbajxhan dhe e publikuar më 18 shkurt në Washington Post, Ismayilova ka thënë se "korrupsioni është arsyeja e burgimit tim - jo korrupsioni nga ana ime por korrupsioni i regjimit".

Ismayilova rrezikon të dënohet deri në 12 vjet burgim nëse shpallet fajtore për akuzat që rëndojnë mbi të.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARGJENTINË - 400 MIJË NJERËZ MARSHOJNË NË KËRKIM TË DREJTËSISË (02.19.2015)
QENUSHJA MË E BUKUR NË WESTMINSTER (02.19.2015)
100 NJERËZ NË LISTËN E NGUSHTË PËR 'TË JETUAR NË MARS' (02.17.2015)
DJALI I JACKIE CHAN KËRKON FALJE PAS LIRIMIT NGA BURGU (02.14.2015)
NIKOS KOCIAS - MENDIMTAR RADIKAL ME MENDIM PERSONAL (02.12.2015)
ASAD - NGA ARMIK NË MIK? (02.12.2015)
DËNOHET KREU I NJË GRUPI TERRORIST NË BELGJIKË (02.11.2015)
UASHINGTONI KONFIRMON VDEKJES E AMERIKANES - PENG I ISIS (02.11.2015)
ZVONKO VESELINOVIQ - DIKUR I SHUMËKËRKUAR, SOT I LIRË (02.10.2015)
QENIT 'MEDO' I NDALOHET TË LEHË (02.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]