VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JA ÇFARË PUNE BËNIN KËTA PRESIDENTË TË SHBA MË PARË

E Djelë, 02.22.2015, 10:18am (GMT1)




Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka  rrëfyer për një revistë se, në katër punët e para të tij, ka marrë rrogën më minimale të mundshme. Puna e parë e tij ishte të shërbente akullore, ndërsa pas kësaj Obama nisi të punonte si bojaxhi.



Gerald Ford ka ndihmuar njerkun e tij në një dyqan boje, ka pjekur hamburgerë në një restorant dhe ka luajtur shumë futboll.


Herbert Hoover, kur ishte i ri hapi një biznes me disa shokë për të rregulluar makina qepëse. Por ky biznes dështoi. Pas diplomimit ai punoi në minierë ku shtynte karrocat nëntokësore.



Jimmy Carter ka punuar si fermer kikirikësh, në fermën e prindërve të tij në Georgia, kur ishte vetëm 10 vjeç.



Bill Clinton ka punuar si nëpunës i Kongresit. Ai paguhej 3 500 dollarë në vit
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.