VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALEXIS TSIPRAS MERR GODITJE NGA MANOLIS GEZOS - I KËRKOJ NDJESË POPULLIT GREK QË MORA PJESË NË KRIJIMIN E NJË ILUZIONI

E Hënë, 02.23.2015, 11:23am (GMT1)



Ditë tensioni politik në Athinë ku kryeministri i ri Alexis Tsipras, dhe ministri i tij i Financave Yanis Varoufakis po përgatisin listën e masave që duhet të aprovohen nga ish-Troika për t'i dhënë Greqisë edhe tre muaj kohë.

Por Tsipras që po tenton mbështetjen ndërkombëtare dhe që prej orësh të tëra heq dhe vendos pasazhe në listë, i duhet të përballojë që tani sulmet e para që i kanë ardhur nga vetë e majta që e ndihmoi të vinte në pushtet.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në Greqi ka qenë revolta e Manolis Glezos, heroi i rezistencës greke kundër nazistëve (në 1941 shkuli flamurin svastik nga Acropoli) raporton DITA.

Eurodeputeti mbi 90 vjeçar i Syriza-s, ka sulmuar politikën e Tsipras dhe marrëveshjen e tij me Eurogrupin duke thënë: I kërkoj ndjesë popullit grek që mora pjesë edhe unë në krijimin e këtij iluzioni.

Në sajtin e tij kinisienergoipolites Glezos (në foto me Tsipras) thotë:

Të rinjohësh Troikan duke e quajtur me emra të tjerë si Institucion apo Memorandum është të quash mishin peshk. Kjo nuk e ndërron situatën, e lë atë njësoj si para zgjedhjeve.Ky është një turp. Para se të jetë shumë vonë duhet të reagojmë. Militantë dhe simpatizantë të Syriza, duhet të mblidhemi urgjent në të gjitha nivelet e origanizimit të mobilizohemi për të vendosur nëse duhet ta pranojmë këtë situatë.

Glezosit, që pak javë më parë u përfol si kandidat për president (më pas u zgjodh Prokopis Pavlopoulos i qendrës së djathtë), i është përgjigjur një këshilltar i Tsipras:

"˜Ka mundësi që Manolis Glezos nuk është informuar mirë mbi tratativat e vështira dhe të dhimbshme që po bëhen. Po negociojmë për të rikuperuar dinjitetin e popullit grek" /  DITA
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.