VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGLI - GJAKU I WINSTON CHURCHILLIT DEL NË ANKAND

E Martë, 02.24.2015, 02:39pm (GMT1)

  
Një shishkë që përmban gjakun e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, pritet të del në ankand në një shtëpi ankandesh në Britani.

Timothy Medhurst, një zyrtar i ankandeve "Duke" në Dorchester, ka thënë se pikat e gjakut janë mbledhur kur kryeministri i periudhës së Luftës së Dytë Botërore ishte trajtuar në spitalin "Middlesex" për një frakturë të ijëve në moshën 87 vjeçe më 1962.

Shishka është mbajtur nga infermierja Patricia Fitzgibbon, e cila tha se ka marrë leje për të mbajtur atë shishkë si suvenir kur kanë dashur ta humbin, transmeton Koha.net.

"Më kujtohet se ai asnjëherë nuk mund të flinte pa e lexuar edicionin e parë të të gjitha gazetave të cilat ia sillnin atij posaçërisht", ka thënë Fitzgibbon.

Gjaku i tij pritet të shitet nga 460 deri në 930 dollarë kur të del në ankand, por Medhurst thotë se shtëpia e ankandeve e konsideron të "pamundshme t'i vihet një çmim kësaj pjese unike të historisë".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.