VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
EDUARD SNOWDEN DËSHIRON TË KTHEHET NË SHBA E Mërkurë, 03.04.2015, 08:21am (GMT1) Anatoly Kucherena, avokati rus i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, thotë se klienti i tij dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara nëse i sigurohet proces korrekt gjyqësor. Këto komente, avokati Kucherena, që ka lidhje me presidencën ruse, i ka bërë mbrëmë në Moskë, derisa e ka paraqitur librin e tij për zotin Snowden. Në vitin 2013, Rusia i dha azil Edward Snowdenit, i cili ka zbuluar detaje të programeve vëzhguese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Moska vazhdimisht ka refuzuar ta dorëzoj Snowdenin në Shtetet e Bashkuara, duke i tensionuar edhe më tepër raportet me Uashingtonin. Vendqëndrimi i zotit Snowden nuk është bërë publik. Avokati Kucherena tha se ai lëvizë lirisht, por është i shoqëruar nga rojet.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |