VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NAZARET - ZBULOHET SHTËPIA KU ËSHTË RRITUR JEZUSI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
NAZARET - ZBULOHET SHTËPIA KU ËSHTË RRITUR JEZUSI

E Mërkurë, 03.04.2015, 08:47am (GMT+1)


Një ekip arkeologësh britanikë kanë identifikuar në Nazaret, Izrael, një banesë që daton në shek. I që mund të jetë vendi ku Jezusi u rrit së bashku me prindërit e tij Marian dhe Jozefin.

Ekipi britanik me në krye Ken Dark, profesor në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar kanë publikuar një studim ku ai pretendon se ka gjetur vendin ku mund të jetë rritur Jezusi. Banesa ndodhet në Nazaret, Izrael dhe është zbuluar për herë të parë më 1880 nga disa murgesha të manastirit të motrave të Nazaretit. Megjithatë vetëm në vitin 2006, ekipi i hulumtuesve zbuloi se banesa i përkiste shekullit të I dhe se aty u rrit Jezu Krishti, ashtu siç kishte besuar popullata lokale për shekuj me radhë.

263FC1B500000578-0-image-a-2_1425320362554

"Ishte kjo shtëpia ku u rrit Jezusi? Është e pamundur ta thuash me siguri", thotë Dark duke shtuar se, "nga ana tjetër nuk ekzistojnë arsye arkeologjike për ta përjashtuar këtë opsion". Specialistët vërtetuan që shekuj më pas u ndërtua në atë vend e ashtuquajtura "Kisha e ushqyerjes" e dekoruar me mozaikë me motive bizantine. Ky tempull ra në shekullin VIII dhe u ndërtua në shekullin XII nën kontrollin e kryqtarëve dhe më pas u dogj në shekullin XIII.

"Bizantinët dhe kryqtarët shkruan se Krishti ndoshta u rrit pikërisht në vendin ku ne punojmë. Mirëpo, kur Mesia i ardhshëm la Nazaretin me Marian dhe Jozefin në vendin e shtëpive të braktisura u ngrit një tempull dhe rreth tyre një varrezë ( ku ndodhen dy varre)", thotë Dark. Gjithashtu, pavarësisht nga provat arkeologjike, një tekst i vitit 670, i shkruar nga Abbot Adomnán de Iona, ku tregohet pelegrinazhi i peshkopit francez Arculf në Nazaret, përmendet një kishë "që më parë ishte shtëpia ku Zoti kaloi fëmijërinë e tij".

Shtëpia kishte disa dhoma dhe një shkallë të ngjitur një mur. Disa nga këto janë ndërtuar me gurë dhe llaç dhe të tjera ishin gdhendur në gurë gëlqerorë. Brenda janë gjetur enë gatimi të thyera, boshte për tjerrje, vazo me gur gëlqeror, të cilat ishin tipike të epokës.

263FC25A00000578-0-image-a-1_1425320346754

 

263FC1B500000578-0-image-a-2_1425320362554

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDUARD SNOWDEN DËSHIRON TË KTHEHET NË SHBA (03.04.2015)
JA LISTA E MË TË PASURVE TË BOTËS - BILL GATES SËRISH NË KRYE (03.03.2015)
POLITIKANËT MË TË PASUR AMERIKANË (03.02.2015)
VRASJA E NEMCOVIT - A MUND TË JETË KADYROV DORA E ZGJATUR E PUTINIT? (03.01.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUSH ISHTE BORIS NEMCOVI (02.28.2015)
NEMCOV - KRITIK I HAPUR I PËRZIERJES RUSE NË UKRAINË (02.28.2015)
TERRORISTI NORVEGJEZ BREIVIK - JA PSE I URREJ SHQIPTARËT (02.27.2015)
GAZETARI RUS FITON AZIL POLITIK NË UKRAINË (02.27.2015)
IDENTIFIKOHET 'JIHADI JOHN' (02.26.2015)
SEKRETARI I RI I MBROJTJES ASHTON CARTER (02.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]