VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARRËVESHJA BËRTHAMORE SHTON 'TRYSNINË' NDAJ ROHANIT

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MARRËVESHJA BËRTHAMORE SHTON 'TRYSNINË' NDAJ ROHANIT

E Enjte, 03.05.2015, 02:43pm (GMT+1)


Presidenti Hassan Rohani, foto nga arkivi



Mundësia e marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive perëndimore, është temë e diskutimeve të shumta në Republikën Islamike.

Diskutimet duket se reflektojnë një shkallë të optimizmit, që marrëveshja mund të arrihet, pavarësisht afatit të fundit me 31 mars për formimin e kornizës politike dhe 30 qershorit, si datë për arritjen e marrëveshjes së përhershme.

Megjithatë, edhe pse negociatat po vazhdojnë ende, dhe suksesi është larg nga të qenit i garantuar, presidenti iranian Hassan Rohani mund të vihet nën presion nëse administrata e tij arrin marrëveshje të qëndrueshme, në bazë të së cilës Irani do të reduktonte aktivitetet e programit bërthamor, në këmbim të zbutjes së sanksioneve.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fararu.com, analisti dhe profesori universitar Sadegh Zibalakam, ka parashikuar që nëse një marrëveshje e qëndrueshme arrihet, Rohani do të ballafaqohet me një valë të re të kundërshtimit, nga kundërshtarët e tij të vijës së ashpër.

Rohani tanimë po përballet me kritika për politikat kulturore dhe sociale, që kundërshtarët e tij po e shohin si shumë liberale.

Zibakalam beson se kritikat do të shtohen pas marrëveshjes "goditëse".

 "Për të demonstruar se marrëveshja me Perëndimin nuk do të thotë një tërheqje në arena të tjera, kritikët e qeverisë patjetër do të vënë më shumë kufizime në liritë civile dhe të shtypit," tha Zibakalam.

Ai shtoi se Rohani dhe ekipi i tij për politika të jashtme, duhet të ndajnë "meritat" me kundërshtarët për marrëveshjen, për t'i ikur një skenari të tillë.

"Nëse kjo marrëveshje konsiderohet fitore e qeverisë, definitivisht do të ketë përplasje nga kundërshtarët e qeverisë", shtoi Zibakalam.

Ai ka vazhduar duke thënë se marrëveshja duhet të portretizohet si rezultat i viteve të rezistencës nga të gjitha forcat e vendit.

Duke i komentuar pasojat e marrëveshjes bërthamore, Ayatolla Mohsen Gharavian, që ligjeron në qytetin Qom, pati të njejtin mendim.

Ai tha se Rohani mund të shtojë kritikat ndaj tij në politikat ekonomike dhe kultutore.

Gharavian tha se Rohani duhet të fuqizojë kanalet e komunikimit me klerikët në Qom -- si qendër e fuqishme e vendim-marrjes në Republikën Islamike. Disa nga klerikët e kanë kritikuar politikën kulturore të qeverisë.

Ai po ashtu, ka sugjeruar që duhet të zhvillohen më shume këshillime dhe mbledhje të rregullta me klerikët e Qomit.

Rohan ka udhëtuar në Qom më 25 shkurt, dhe gjatë një fjalimi të mbajtur atje, ai u zotua se do të dëshmojë nevojën që qeveria ia ka Qomit.

E përditshmja Shargh, raportoi se, fakti që fjalimi u mbajt në periudhën pothuajse përfundimtare të negociatave bërthamore, "mund të shihet si një përpjekje për të fituar mbështetjen e liderëve fetarë për një marrëveshje të mundshme."rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEONID KUCHMA - PERËNDIMI SHUMË I BUTË NDAJ RUSISË (03.05.2015)
PILOTJA UKRAINASE E NDËRPRET GREVËN E URISË PAS 3 MUAJSH (03.05.2015)
NAZARET - ZBULOHET SHTËPIA KU ËSHTË RRITUR JEZUSI (03.04.2015)
EDUARD SNOWDEN DËSHIRON TË KTHEHET NË SHBA (03.04.2015)
JA LISTA E MË TË PASURVE TË BOTËS - BILL GATES SËRISH NË KRYE (03.03.2015)
POLITIKANËT MË TË PASUR AMERIKANË (03.02.2015)
VRASJA E NEMCOVIT - A MUND TË JETË KADYROV DORA E ZGJATUR E PUTINIT? (03.01.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUSH ISHTE BORIS NEMCOVI (02.28.2015)
NEMCOV - KRITIK I HAPUR I PËRZIERJES RUSE NË UKRAINË (02.28.2015)
TERRORISTI NORVEGJEZ BREIVIK - JA PSE I URREJ SHQIPTARËT (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]