VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYQI NDAJ DZHOKHAR TSARNAEVIT

E Premte, 03.06.2015, 07:38am (GMT1)


Boston Marathon Bombing


Gjyqi ndaj personit të dyshuar për sulmet me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, vazhdon sot në një gjykatë federale të Bostonit. 

Avokatja mbrojtëse e Tsaenavit, Judy Clarke,  pranoi dje para trupit gjykues se klienti i saj kishte ndihmuar në realizimin e sulmit vdekjeprurës të 2013-ës, por shtoi se vëllai i madh ishte ideatori i planit.

Ajo tha se klienti i saj, cili mund të dënohet me vdekje, në se gjendet fajtor për shpërthimet në vijën e finishit të garës së përvitshme ku u vranë tre njerëz dhe u plagosën 264 të tjerë, ishte influencuar së tepërmi nga i vëllai, Tamerlan, Duke ja hedhur fajin vëllait të madh, avokatja shpreson ta bindë jurinë të mos e dënojë me vdekje 21-vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev.

Ai e vrau pa dashje të vëllain, duke e shkelur me makinë, ndërsa përpiqeshin të evitonin policinë disa ditë pasi autoritetet i kishin identifikuar si të dyshuar për shpërthimet.

Në fjalën e tij në hapjen e seancës, prokurori William Weinreb e akuzoi Tsarnaevin për aktivizimin e bombave që ishin vënë me synimin e masakrimit të njerëzve dhe krijimin e një spektakli të përgjakshëm."za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.