VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKRIMTARËT NUK E DUAN ÇMIMIN E POLITIZUAR NGA KRYEMINISTRI

E Enjte, 03.12.2015, 10:46am (GMT1)


Çmimi i Izraelit për letërsi nuk do të ndahet sivjet. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë e Drejtësisë. Paralajmërimi ka ardhur pas kundërshtimeve që zgjatën një muaj, kur anëtarët e Komitetit për çmimin më të madh letrar në këtë vend dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së kryeministrit Benjamin Netanyahu në përbërjen e panelit vlerësues.

Siç raporton jpost.com, KD transmeton se një grup i artistëve të shquar të Izraelit, duke përfshirë Nissim Dayan, Ran Yagil dhe Rachel Dayan, i janë drejtuar Gjykatës Supreme për të kërkuar që të anulohet ndarja e "Israel Prize", për shkak të një "defekti" gjatë procesit.

"Këtë vit, çmimi "˜Israel Prize' nuk do të ndahet", kanë shkruar gjyqtarët e Gjykatës Supreme në vendimin e tyre. "Kjo, duke pasur parasysh se Komiteti i ri i jurisë nuk është caktuar dhe për faktin se 3 marsi ka qenë afati i fundit kur kryeministri duhej ta zëvendësonte ministrin e Edukimit".

Netanyahui, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Edukimit qëkur dha dorëheqje Yesh Atid's Shai Piron, i ishte kërkuar të aprovojë panelin e jurisë për ndarjen e çmimit.

"Çmimi u kontaminua dhe nuk ishte më e mundur të kemi një panel të fshehtë vlerësues", ka thënë Xhaim Syanger, avokat që përfaqësonte shkrimtarët.

Gjykata e ka diskutuar edhe mundësinë që çmimi "Israel Prize" të mos ndahet as në kategorinë e filmit dhe arritjeve jetësore.

Nissim Calderon, një prej atyre që ka dhënë dorëheqje nga paneli vlerësues për letërsi, ka thënë për "Army Radio" se e është i lumtur me vendimin e Gjykatës së Lartë.

"Kemi menduar se përzierja e kryeministrit në fushën e letërsisë ishte interferencë e jashtëligjshme politike", ka thënë ai.

Muajin e kaluar ishte zbuluar se Zyra e Kryeministrit kishte refuzuar profesorët Avner Holtzman dhe Ariel Hirschfeld si anëtarë të panelit për çmimin letrar. Largimi i tyre nxiti që edhe anëtarët e tjerë të jepnin dorëheqje, duke deklaruar se ishte bërë "politizim i qartë i çmimit". Përveç kësaj, disa prej shkrimtarëve e ikonave kulturore si: Ruth Dayan, Haim Be'er, Sami Michael and David Grossman, tërhoqën kandidaturën e tyre për çmimin në shenjë proteste.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.