VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DREJTËSIA SUEDEZE NË NDJEKJE TË ASSANGE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
DREJTËSIA SUEDEZE NË NDJEKJE TË ASSANGE

E Premte, 03.13.2015, 06:31pm (GMT+1)



Prokurorët suedezë po përpiqen të marrin në pyetje themeluesin e WikiLeaks Julian Assange në Londër, lidhur me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale. Kjo mund ta zhbllokojë hetimin që ka nisur prej rreth 5 vjetësh.

Prokurorët fillimisht kishin refuzuar ta merrnin atë në pyetje në Londër, duke këmbëngulur që ai të shkonte në Suedi, për t'u përballur me akuzat e ngritura për një rast të vitit 2010.

Në deklaratë thuhet se arsyeja e vetme që prokurori vendosi ta marrë në pyetje Julian Assange-in në Londër, është se afati për gjykim për një numër krimesh për të cilat ai dyshohet skadon në gusht.  

Avokati i zotit Assange e mirëpriti këtë vendim, duke thënë se këtë gjë e kishin kërkuar që prej 4 vjetësh.

Julian Assange kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, kur gjykatat britanike thanë se ai mund të ekstradohej në Suedi për t'u përballur me akuzat.  Ai i ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Ai druhet se Suedia mund ta dorëzojë atë tek autoritetet amerikane, ku ai mund të përballet me drejtësinë, nën akuzat për bërjen publike të një numri të madh dokumentsh sekrete, në atë që është cilësuar si rasti më flagrant i kësaj natyre në historinë e SHBA. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRIMTARËT NUK E DUAN ÇMIMIN E POLITIZUAR NGA KRYEMINISTRI (03.12.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUSH ËSHTË VLADIMIR PUTIN? (03.09.2015)
KËRCËNOHET ANNA DURYTSKAJA - DËSHMITARJA KRYESORE NË VRASJEN E NEMCOVIT (03.06.2015)
PROKURORI SPECIAL I ARGJENTINËS 'ËSHTË VRARË' (03.06.2015)
GJYQI NDAJ DZHOKHAR TSARNAEVIT (03.06.2015)
MARRËVESHJA BËRTHAMORE SHTON 'TRYSNINË' NDAJ ROHANIT (03.05.2015)
LEONID KUCHMA - PERËNDIMI SHUMË I BUTË NDAJ RUSISË (03.05.2015)
PILOTJA UKRAINASE E NDËRPRET GREVËN E URISË PAS 3 MUAJSH (03.05.2015)
NAZARET - ZBULOHET SHTËPIA KU ËSHTË RRITUR JEZUSI (03.04.2015)
EDUARD SNOWDEN DËSHIRON TË KTHEHET NË SHBA (03.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]