VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTINI - KRIMEA ËSHTË ORIGJINA E HISTORISË RUSE

E Enjte, 03.19.2015, 09:31am (GMT1)


Presidenti rus Vladimir Putin



Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Krimea nuk është thjeshtë një territor, por është burim i origjinës historike ruse dhe "shtetësia dhe natyra shpirtëtore" e saj.

Putin iu është drejtuar masës para Kremlinit më 18 mars për të festuar një vjetorin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Ai ka thënë se Rusia ka treguar "patriotizëm të mrekullueshëm në përkrahje të popullit të Krimesë dhe Sevastopolit".

"Ne do i tejkalojmë të gjitha problemet dhe vështirësitë që ata duan të na gjuajnë neve nga jashtë", ka shtuar ajo.

Putin gjithashtu ka thënë se Rusia do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet me Ukrainën por ai ka insistuar se është i sigurtë që populli i Ukrainës një ditë do ta njohin lidershipin aktual të tyre dhe do ta kuptojnë se ata janë arsye pse Ukraina ka ardhur në gjendjen që është tani. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.