VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZONJA E PARË AMERIKANE NË JAPONI - NISMA PËR ARSIMIMIN E GRAVE

E Enjte, 03.19.2015, 09:35am (GMT1)



Zonja e Parë amerikane Michelle Obama, ndodhet për një vizitë tri-ditëshe në Japoni,  përmes së cilës synon të theksojë nismën globale për arsimimin e grave.

Zonja Obama pritet të njoftojë partneritetin mes SHBA dhe Japonisë për nismën globale "Ti lëmë vajzat të mësojnë".

Programi synon të ndihmojë në arsimimin e 62 milionë vajzave në mbarë botën, që të vazhdojnë shkollën.  Programi do të shtrihet në 11 vende, Kamboxhia,Shqipëri, Benin, Burkina Faso, Gjeorgji, Gana, Moldavi, Mongolia, Mozambik, Togo dhe Uganda.

Gjatë qëndrimit në Tokio zonja Obama takohet me kryeministrin Shinzo Abe dhe me gruan e tij, Akie. Ajo pritet të takohet edhe me perandorin dhe perandoreshën e Japonisë dhe të premten do të shkojë në qytetin turistik Kioto.

Vitin e kaluar Zonja e Parë nuk mundi të shoqërojë presidentin Obama në vizitën e tij në Japoni dhe vizita e saj tani shihet si përpjekje për të kompensuar mungesën e saj një vit më parë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.