VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SERGIO MATTARELLA - VRASJA E VËLLAIT MË SHTYU DREJT POLITIKËS  Presidenti italian rrëfen për herë të parë vrasjen e vëllait të tij nga mafia dhe vendimin për t'iu futur politikës

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SERGIO MATTARELLA - VRASJA E VËLLAIT MË SHTYU DREJT POLITIKËS  Presidenti italian rrëfen për herë të parë vrasjen e vëllait të tij nga mafia dhe vendimin për t'iu futur politikës

E Shtunë, 03.21.2015, 09:51am (GMT+1)



 
Presidenti i Italisë, Serxho Matarela ka rrëfyer historinë e vrasjes së vëllait të tij nga mafia, më shumë se tre dekada më parë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve "CNN", Matarela ka treguar se ata të dy ishin shumë të afërt dhe se ishte vrasja e vëllait që e çoi atë drejt politikës.

"Nuk kisha asnjë qëllim të hyja në politikë, por më pas forca e ngjarjeve më bëri të përfshihesha në politikë. Im vëlla u vra nga mafia sepse u ishte vënë kundër interesave të tyre dhe influencës së tyre".

Presidenti Matarella thotë se e ka parë mafien prej kohësh si një "çështje qendrore dhe vendimtare". "Është diçka për të cilën s'kam folur asnjëherë. Im vëlla ishte në makinën e tij. Po shkonte në meshë me gruan dhe fëmijët. Dhe vrasësi u afrua në makinë, dhe e qëlloi, pavarësisht faktit se gruaja e vëllait u përpoq ta mbronte në kokë me duart e saj, po edhe ajo u plagos. Me telefonoi menjëherë një nga nipat e mi dhe shkova direkt poshtë. E mora për ta çuar në spital por nuk kishte asnjë shans për ta shpëtuar. Ai kishte vdekur tashmë", ka treguar Presidenti.

Iu desh kohë të përfshihej në politikë, por ai harxhoi më shumë se dy dekada në Parlament dhe shërbeu edhe si ministër i Mbrojtjes dhe Edukimit.

"Në gjithë këto vite jam përpjekur të theksoj e të promovoj nevojën e luftës ndaj mafies. Sepse është një kancer që ndërhyn në liritë e gjithkujt dhe redukton mundësinë për fusha që duhen të kenë prosperitet dhe zhvillim. Sigurisht që janë gjithmonë të rrezikshëm. Por nëse dikush ka respekt për dinjitetin e dikujt tjetër dhe për rolin e tij, kjo është diçka që duhet bërë gjithmonë. Tani kam mbrojtje më të mirë sigurisht. Por vitet e shkuara nuk ishte rasti. Kam takuar shumë njerëz që edhe pse e dinin se ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve, kanë reaguar me zgjuarsi kundër mafies", ka rrëfyer Matarela.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MICHELLE OBAMA EDHE NË KAMBOXHIA PËR TË PROMOVUAR SHKOLLIMIN (03.20.2015)
FBI NIS HETIMET KUNDËR KONGRESISTIT AARON SHOCK (03.20.2015)
ZONJA E PARË AMERIKANE NË JAPONI - NISMA PËR ARSIMIMIN E GRAVE (03.19.2015)
PUTINI - KRIMEA ËSHTË ORIGJINA E HISTORISË RUSE (03.19.2015)
GJENDET VARRI I SERVANTESIT NË MADRID (03.17.2015)
HILLARY CLINTON E JEB BUSH (03.16.2015)
DREJTËSIA SUEDEZE NË NDJEKJE TË ASSANGE (03.13.2015)
SHKRIMTARËT NUK E DUAN ÇMIMIN E POLITIZUAR NGA KRYEMINISTRI (03.12.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUSH ËSHTË VLADIMIR PUTIN? (03.09.2015)
KËRCËNOHET ANNA DURYTSKAJA - DËSHMITARJA KRYESORE NË VRASJEN E NEMCOVIT (03.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]