VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VAJZA E PRESIDENTIT TË UZBEKISTANIT - SHANTAZH MILIARDIER KOMPANIVE TË TELEKOMUNIKACIONIT

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
VAJZA E PRESIDENTIT TË UZBEKISTANIT - SHANTAZH MILIARDIER KOMPANIVE TË TELEKOMUNIKACIONIT

E Mërkurë, 03.25.2015, 03:47pm (GMT+1)



Një raport nga një organizatë për gazetari hulumtuese, thotë se Gulnara Karimova, vajza e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, mund të ketë përdorur ryshfet dhe mënyra të tjera për të fituar deri në 1 miliardë dollarë nga kompanitë të telekomunikimit.

Në raportin e publikuar me 23 mars, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me bazë në Sarajevë (OCCRP), raportoi se dokumentet që ajo posedon, tregojnë "një shkallë më të lartë të korrupsionit se sa është raportuar në rastin e Karimovas".

Karimova ka qenë e lidhur me hetimet në vazhdim të shpëlarjes së parave  në Suedi dhe Zvicër, dhe është në qendër të një hetimi financiar për krime në Uzbekistan, ku shumë nga bashkëpunëtorët e saj kanë qenë të burgosur.

Ajo ka qenë në arrest shtëpiak në Uzbekistan për disa muaj.

Raporti i OCCRP-së, flet se Karimova ka kërkuar aksione nga kompanitë, në këmbim të licencimit të operatorëve në Uzbekistan e Azi Qendrore.

Në vitin 2001, ajo ka kërkuar 20 për qind të aksioneve në një shërbimi celular dhe e ka bërë të qartë se kompania do të "shkatërrohej" pa mbështetjen e saj.

Karimova ka mbledhur qindra miliona dollarë përmes skemave të ngjashme, sipas raportit.

Karimova ka marrë edhe 31 për qind të aksioneve të kompanisë që i takonin shtetit, thuhet në raport.

Sipas një burimit të paemëruar në raport, Karimova ka kontrolluar aksionet e kompanisë multimilionëshe, me anë të "mashtrimeve", pa shpenzuar asnjë cent.

Në raport, po ashtu thuhet se Karimova më vonë ka shitur disa aksione te kompania ruse MTS, për më shumë se 100 milionë dollarë.

"Të dhënat e pagesës tregojnë se si shantazhuese, ajo nuk do të largohej - do të vazhdonte pa pushim për të marrë hak te kompanitë, çdo herë që një licencë e re duhej të miratohej", thuhet në raport.

Marrëveshjet e telekomunikimit të Karimovas, u shfaqën në vitin 2012, kur një media suedeze raportoi se operatori TeliaSonera nga Suedia dhe VimpelCom, kompani ruse dhe norvegjeze, kanë paguar miliona dollarë ndaj Karimovas, e cila si kompensim i ka ndihmuar të sigurojnë licencat për operim në Uzbekistan.

OCCRP ka cituar prokurorin suedez, Gunnar Stetler, të ketë thënë se një aktakuzë penale do të sillet kundër një ose më shumë prej palëve në rastin TeliaSonera para fundit të vitit 2015.

Raporti thotë se paratë e dyshuara që Karimoba ka marrë në  biznesin e telekomit, është vetëm "maja e ajsbergut", pasi ajo ishte vetëm një pjesë e biznesit të saj që i përfshin edhe linjat ajrore, çimenton, modën, kompanitë farmaceutike, dhe industri të tjera. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDIQ THEMELUESI I SINGAPORIT (03.23.2015)
TED CRUZ SHPALLI KANDIDATURËN PËR PRESIDENT TË SHBA (03.23.2015)
SERGIO MATTARELLA - VRASJA E VËLLAIT MË SHTYU DREJT POLITIKËS  Presidenti italian rrëfen për herë të parë vrasjen e vëllait të tij nga mafia dhe vendimin për t'iu futur politikës (03.21.2015)
MICHELLE OBAMA EDHE NË KAMBOXHIA PËR TË PROMOVUAR SHKOLLIMIN (03.20.2015)
FBI NIS HETIMET KUNDËR KONGRESISTIT AARON SHOCK (03.20.2015)
ZONJA E PARË AMERIKANE NË JAPONI - NISMA PËR ARSIMIMIN E GRAVE (03.19.2015)
PUTINI - KRIMEA ËSHTË ORIGJINA E HISTORISË RUSE (03.19.2015)
GJENDET VARRI I SERVANTESIT NË MADRID (03.17.2015)
HILLARY CLINTON E JEB BUSH (03.16.2015)
DREJTËSIA SUEDEZE NË NDJEKJE TË ASSANGE (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]