VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
POLICI QË VRAU FOTOGRAFEN E ASSOCIATED PRESS, DËNOHET ME 20 VJET BURG E Djelë, 03.29.2015, 11:11am (GMT1) Fotografja e AP-së, Anja Niedringhaus Gjykata Supreme e Afganistanit ka vendosur që ish komandantit policor afgan i cili është shpallur fajtor për vrasjen e fotografes së Associated Press, Anja Niedringhaus, dhe plagosjes së korrespondentes së kësaj agjencie, Kathy Gannon, të dënohet me 20 vjet burg. Vrasja e fotografes dhe plagosja e gazetarës është bërë para gati një viti. Vendimi kundër ish komandantit të një njësiti policor afgan, Naqibullahështë zbuluar përmes dokumenteve që i janë dërguar prokurorisë së përgjithshme të Afganistanit më 28 mars. Vendimi final është zbutje e dënimit pasi në vitin 2014 ishte rekomanduar dënimi me vdekje për Naqibullahun. Ky ish komandant policor kishte hapur zjarr ndaj Niedringhausit dhe Gannonit pa paralajmërim më 4 prill 2014, derisa të ato ishin duke i mbuluar zgjedhjet presidenciale afgane afër qytetit juglindor, Khost. Niedringhaus është vrarë menjëherë, ndërsa Gannon është plagosur me gjashtë plumba. Kjo e fundit është duke u shëruar në vendin e saj, Kanada. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |