VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HELMUT KOLI VLERËSOHET BURRË I SHQUAR SHTETI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 06:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
HELMUT KOLI VLERËSOHET BURRË I SHQUAR SHTETI

E Djelë, 04.05.2015, 05:38pm (GMT+1)


Helmut Kohl. Gorbacov, Genscher

Si "kancelar i ribashkimit" Helmut Kohl-in ka kohë që vlerësohet. Vendin në librat e historisë ai e ka të sigurt. Tani, ish-kryetari i CDU-së mbushi 85 vjeç.


Ish-kancelarin dhe kryetarin e CDU-së, Helmut Kohl e vlerësuan lart në 85 vjetorin e tij për meritat në ribashkimin e Gjermanisë dhe integrimin evropian. Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, Në telegramin e urimit dërguar Helmut Kohl-it, shkruan se për të "si dhe për pjesën më të madhe të bashkëatdhetarëve tanë në Lindje dhe në Perëndim" ka rëndësi të jashtëzakonshme "që ju nuk u pajtuat kurrë me ndarjen e vendit tonë." Gauck e siguroi Kohlin se "Gjermania nuk do të harrojë kurrë, që në kohën e duhur vendosët dhe përfunduat veprimin e duhur për Gjermaninë."

Bashkimi Evropian dhe bashkimi i Gjermanisë janë edhe vepra e Helmut Kohl-it, vlerësoi kancelarja Angela Merkel në një shkrim për gazetën "Bild". Megjithëse raporti i saj me Helmut Kohl-in konsiderohet i acaruar, kancelarja e çmoi me notat më të larta kontributin e Kohl-it për ribashkimin.

"Ai e arriti këtë, sepse si askush tjetër kishte krijuar për vite të tëra besim, nga Uashingtoni në Paris, Londër dhe Bruksel deri në Moskë. Ky kancelar i besimit ishte për ne gjermanët një fat."


Helmut Kohl dhe Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel, me origjinë nga Gjermania Lindore i bëri hapat e parë në politikën federale si ministre në qeverinë e Helmut Kohl-it. Vëzhgues të ndryshëm konstatojnë se stili i saj i qeverisjes, me kalimin e kohës i përngjet gjithnjë e më shumë stilit të Helmut Kohlit. Historiani i njohur gjerman, Paul Nolte i tha dje gazetës "Tagesspiegel" se Merkeli, si dikur Kohli ka një "stil qetësues në qeverisje" dhe përpiqet që në "mënyrë pragmatike ta mbajë CDU-në si parti të Qendrës."

'Me pak lëvizje krijoi realitet të pamohueshëm'

Ish- Ministri i Jashtëm i SHBA, Henry Kissinger hodhi vështrimin në një shkrim për gazetën "Bild" në ribashkimin e Gjermanisë dhe e vlerësoi kështu Helmut Kohlin: "Me pak lëvizje të guximshme ai krijoi atëherë një realitet të pamohueshëm dhe bëri realitet atë që konsiderohej për një kohë të gjatë një ëndërr e largët."

Zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Klöckner e vlerësoi veprën e Kohlit si "burrë të historisë botërore". Duke iu referuar aferës së donacioneve të CDU-së, me të cilën Helmut Kohl dëmtoi partinë dhe veten, pas largimit të tij nga posti në vitin 1998, Klöckner tha: "Kam përshtypjen se me kalimin e kohës ka zënë vend edhe njëfarë pajtimi." Ai që e hedh vështrimin tek Helmut Kohli, duhet ta vështrojë veprën e tij në të gjithë gjerësinë e saj.


Helmut Kohl me bashkëshorten, Maike Richter-Kohl në Panairin e Librit në Frankfurt, 2014


1871 dhe 1990

Ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe bashkimin e Gjermanisë, në vitin 1871 i krahasojnë shpesh - për rëndësinë dhe rrethanat e jashtme. Si në 1871 Bismarcku, ashtu edhe në vitin 1990 Helmut Kohli para aktit të tyre u përballën me frikërat e shteteve fqinje: se një Gjermani e ribashkuar do të përpiqej të zgjeronte edhe kufijtë, në kurriz të fqinjëve. Në të dyja rastet, Bismarku dhe Kohli arritën t'i qetësojnë me sukses shtetet fqinje - duke mundësuar bashkimin, përkatësisht ribashkimin e Gjermanisë.

Helmut Kohli ishte prej vitit 1982 deri 1998 kancelar i Gjermanisë dhe për 25 vjet kryetar i CDU-së. Në vitin 2008, pas një rrëzimi, ai pësoi një traumë të rëndë të kafkës dhe trurit dhe që atëherë ndodhet në karrige me rrota. Ai flet me vështirësi. Datëlindjen e tij të Premten e Madhe(03.04.2015) ai e feston në mënyrë private me pak njerëz në shtëpinë e tij, në Ludwig - Oggersheim. CDU-ja nuk do të organizojë ceremoni. Në vend të kësaj, në verë Fondacioni Konrad - Adenauer do të organizojë një simpozium të posaçëm në nder të tij. dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BISMARKU - 'KANCELARI I HEKURT' I GJERMANISË (04.05.2015)
ANDREAS LUBITZ - ANTROPOLIGJIA E NJË PILOTI VRASËSNga GIORGIO FABRETTI, antropolog i historisë dhe arkeologjisë (04.02.2015)
NANCIE ATWELL - MËSUESJA MË E MIRË NË BOTËMësuesja amerikane Nancie Atwell fiton çmimin Global Teacher. 1 milion dollarët që shoqërojnë çmimin ajo ia dhuron shkollës së saj (04.02.2015)
KËRCËNOHET DREJTORI I BBC - TONY HALL (03.29.2015)
POLICI QË VRAU FOTOGRAFEN E ASSOCIATED PRESS, DËNOHET ME 20 VJET BURG (03.29.2015)
VAJZA E PRESIDENTIT TË UZBEKISTANIT - SHANTAZH MILIARDIER KOMPANIVE TË TELEKOMUNIKACIONIT (03.25.2015)
VDIQ THEMELUESI I SINGAPORIT (03.23.2015)
TED CRUZ SHPALLI KANDIDATURËN PËR PRESIDENT TË SHBA (03.23.2015)
SERGIO MATTARELLA - VRASJA E VËLLAIT MË SHTYU DREJT POLITIKËS  Presidenti italian rrëfen për herë të parë vrasjen e vëllait të tij nga mafia dhe vendimin për t'iu futur politikës (03.21.2015)
MICHELLE OBAMA EDHE NË KAMBOXHIA PËR TË PROMOVUAR SHKOLLIMIN (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]