VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TSARNAEV SHPALLET FAJTOR PËR SULMIN NË MARATONËN E BOSTONIT

E Enjte, 04.09.2015, 06:47am (GMT1)



Një juri federale në SHBA shpalli fajtor Dzhokhar Tsarnaevin, personin e akuzuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Nga sulmi terrorist u vranë tre persona dhe u plagosën më shumë se 260.

Juria tani do të vendosë nëse ish-studenti 21-vjeçar duhet të dënohet me vdekje apo do të vuajë burgim të përjetshëm.

Shpallja fajtor e Tsarnaevit pritej gjerësisht, duke patur parasysh pohimin e pazakontë të avokatit të tij mbrojtës se Tsarnaevi ishte pjesmarrës në shpërthimet.

Por avokati argumentoi gjithashtu se vëllai më i madh i Tsarnaev-it, Tamerlan, ishte personi që organizoi sulmin dhe që pastaj rekrutoi vëllanë e tij 19-vjeçar për ta ndihmuar. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.