E Enjte, 03.28.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
LE PEN - VAJZA IME PO HEDH NË ERË FRONTIN NACIONAL

E Premte, 04.10.2015, 08:47am (GMT+1)


Themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë francez, Fronti Nacional (FN), Jean-Marie Le Pen u shpreh sot se vajza e tij, Marina, kryetarja aktuale e lëvizjes, ishte duke e hedhur në erë grupimin e saj politik me kërkesën për përjashtimin e tij.

Që prej disa ditësh ka filluar një luftë e hapur mes presidentit të nderit të FN-së, Jean-Marie Le Pen dhe vajzës së tij, Marine pas deklaratave të fundit të themeluesit të cilësuara si "provokuese" dhe "vetëvrasje politike" nga kjo e fundit.

"Marine Le Pen është duke e hedhur në erë grupimin e saj. Jo unë, por është vetë ajo që po bën vetëvrasje, është ajo që po vepron kundër interesit të saj", reagoi në radion RTL oratori i ekstremit të djathtë.

"Jam i shtangur dhe i trullosur përpara reagimit të vajzës sime", theksoi Le Pen.

Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen përjashtoi dje pasdite, në një takim të jashtëzakonshëm të Zyrës Ekzekutive të kësaj partie, të thirrur prej saj, babain e saj, Jean-Marie Le Pen, 86 vjeç, i cili është themeluesi i grupimit të së djathtës ekstreme.

Në origjinë të konfliktit mes tij dhe Marine Le Penit është përsëritja nga ana e babait të deklaratave lidhur me dhomat e gazit, për të cilat ai është dënuar si edhe ruajtjen e kujtimit të mareshalit Philippe Petain, ish-Kryetar i Shtetit francez dhe artizan i bashkëpunimit me Gjermaninë naziste gjatë pushtimit të Francës në Luftën e Dytë Botërore./

atsh/afp
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH JANË GRATË QË I BASHKOHEN IS-it DHE PSE?Si të bëhesh "grua e mirë" për Shtetin Islamik? (04.09.2015)
TSARNAEV SHPALLET FAJTOR PËR SULMIN NË MARATONËN E BOSTONIT (04.09.2015)
TSARNAEV - FAJTOR PËR SULMIN NË MARATONËN E BOSTONIT (04.08.2015)
JETA SEKRETE E MULLAH OMARIT (04.08.2015)
TSIPRAS NË MOSKË - TEK PUTINI (04.08.2015)
SENATORI RAND PAUL SHPALL AMBICJET PËR PRESIDENT (04.07.2015)
RUSI - PËRKUJTOHET UDHËHEQËSI I VRARË I OPOZITËS NEMTSOV (04.07.2015)
SHTROHET NË SPITAL B. B. KING (04.07.2015)
VENDOSET ILEGALISHT NË NJU JORK BUSTI I EDWARD SNOWDENIT (04.07.2015)
RASTI MENENDEZ DHE NDIKIMI I TIJ NË POLITIKËN AMERIKANE (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]