VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HILLARY CLINTON - KATËR VJET SEKRETARE, VIZITOI 112 SHTETE, UDHËTOI 1,6 MILIONË KILOMETRA (Fotogaleri)

E Hënë, 04.13.2015, 03:34pm (GMT1)


Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i dha fund angazhimit të saj si sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në botë. Radio Evropa e Lirë i hedhë një vështrim katër viteve të zonjës Clinton si sekretare shteti, gjatë të cilave ajo vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi afërsisht 1,6 milionë kilometra.

1

Hillary Clinton me të shoqin, ish presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsa, duke dhënë betimin si sekretare amerikane e shtetit, në Departamentin Amerikan, Washington, 2 shkurt 2009. 

2

Hillary Clinton dhe Barack Obama, 2008... 

3

Për katër vitet e saj si sekretare shteti zonja Clinton thotë: "Pjesë e punës sime fare në fillim ishte të vizitoj botën dhe të rikthej besimin në lidershipin amerikan".  

4

Hillary Clinton me të bijën, Chelsea, derisa përgatitej për të dëshmuar në seancën e konfirmimit të saj në Senatin e Shteteve të Bashkuara, janar 2009...

5

Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, gjithashtu ish sekretare amerikane e shtetit, në kohën kur president ishte bashkëshorti i zonjës Clinton, Bill Clinton.  

6

Sekretarja amerikane e shtetit, duke vënë buzëkuq derisa po bisedonte me presidentin turk, Abdullah Gyl, në fillim të takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 23 shtator 2010. 

7

Hillary Clinton dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke qeshur, në një adresim para mediave, në Departamentin Amerikan të Shtetit, 7 qershor 2011.

8

Hillary Clinton duke u përshëndetur miqësisht me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë një takimi midis tyre në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, më 9 qershor 2011.

9

Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, në shoqërinë e ushtarëve të Libisë, gjatë vizitës së saj në Tripoli, 18 tetor 2011.

10

Zonja Clinton duke pranuar uniformën e Los Angeles Lakers, nga legjenda e NBA-së dhe ambasadori i kulturës në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kareem Abdul-Jabbar, Washington, 18 janar 2012. 

11

 Sekretarja Clinton, duke "falënderuar" zotërinë që i solli një jastëk për shpinën e saj, derisa fliste në Senat për çështje buxhetore në Washington, 28 shkurt 2012. 

12

Secretarja amerikane e shtetit gjatë një vizite në Malawi, më 25 gusht 2012. Ishte kjo vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në një vend të Afrikës juglindore. 

13

 Hillary Clinton dhe Nelson Mandela, 6 gusht 2012.


14

Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëpret sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në një samit në Vladivostok të Rusisë, 8 shtator 2012. rel  

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.