E Enjte, 03.28.2024, 09:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MYNIH - NDAHET NGA JETA BALERINA MAYA PLISETSKAYA

E Djelë, 05.03.2015, 09:27am (GMT+1)


Legjenda e baletit rus, Maya Plisetskaya ka ndërruar jetë në Gjermani në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Bolshoi, drejtori i së cilës, Vladimir Urin tha se shkak ishte një arrest kardiak.


"Doktorët u përpoqën të bënin gjithçka, por ishte e pamundur ta shpëtonin", është cituar të ketë thënë ai nga agjencia ruse e lajmeve "Itar-TASS".

Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjarëve dhe të afërmve të Plisetskayas. Balerina iu bashkua Teatrit të Bolshoit në vitin 1943, duke rrëmbyer vëmendjen e audiencave mbarë botërore me performancat e saj.

Në vitin 1960, ajo u bë balerinë e parë (prima balerinë)e Bolshoit. Mes roleve më të spikatura të saj ishin ato të Odette-Odile, në "Liqeni i Mjelmave"; Aurora në "Bukuroshja e fjetur" dhe Carmen në "Suitën e Carmenit".

Plisetskaya u largua nga skena në moshën 65-vjeçare, duke u bërë një koreografe dhe duke dhënë mësim për qindra balerinë të tjerë nga e gjithë bota. Ajo u transferua në Mynih të Gjermanisë me bashkëshortin e saj kompozitor, Rodion Shchredrin, në vitin 1991.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKESHA E KEMBRIXHIT LINDI VAJZË (05.02.2015)
AUSTRIA NUK E EKSTRADON NË SHBA MILIRDERIN UKRAINAS (05.02.2015)
VJENË - MUSAJEV DEKLAROHET I PAFAJSHËM (04.15.2015)
SENATORI REPUBLIKAN RUBIO HYN NË GARËN PRESIDENCIALE (04.13.2015)
HILLARY CLINTON - KATËR VJET SEKRETARE, VIZITOI 112 SHTETE, UDHËTOI 1,6 MILIONË KILOMETRA (Fotogaleri) (04.13.2015)
LE PEN - VAJZA IME PO HEDH NË ERË FRONTIN NACIONAL (04.10.2015)
KUSH JANË GRATË QË I BASHKOHEN IS-it DHE PSE?Si të bëhesh "grua e mirë" për Shtetin Islamik? (04.09.2015)
TSARNAEV SHPALLET FAJTOR PËR SULMIN NË MARATONËN E BOSTONIT (04.09.2015)
TSARNAEV - FAJTOR PËR SULMIN NË MARATONËN E BOSTONIT (04.08.2015)
JETA SEKRETE E MULLAH OMARIT (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]