VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MYNIH - NDAHET NGA JETA BALERINA MAYA PLISETSKAYA

E Djelë, 05.03.2015, 09:27am (GMT1)


Legjenda e baletit rus, Maya Plisetskaya ka ndërruar jetë në Gjermani në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Bolshoi, drejtori i së cilës, Vladimir Urin tha se shkak ishte një arrest kardiak.


"Doktorët u përpoqën të bënin gjithçka, por ishte e pamundur ta shpëtonin", është cituar të ketë thënë ai nga agjencia ruse e lajmeve "Itar-TASS".

Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjarëve dhe të afërmve të Plisetskayas. Balerina iu bashkua Teatrit të Bolshoit në vitin 1943, duke rrëmbyer vëmendjen e audiencave mbarë botërore me performancat e saj.

Në vitin 1960, ajo u bë balerinë e parë (prima balerinë)e Bolshoit. Mes roleve më të spikatura të saj ishin ato të Odette-Odile, në "Liqeni i Mjelmave"; Aurora në "Bukuroshja e fjetur" dhe Carmen në "Suitën e Carmenit".

Plisetskaya u largua nga skena në moshën 65-vjeçare, duke u bërë një koreografe dhe duke dhënë mësim për qindra balerinë të tjerë nga e gjithë bota. Ajo u transferua në Mynih të Gjermanisë me bashkëshortin e saj kompozitor, Rodion Shchredrin, në vitin 1991.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.