VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN GËNJEN PËR TË KALUARËN - ZBULOHET NËNA E VËRTETË

E Premte, 05.08.2015, 12:04pm (GMT1)


Vladimir Putin u shpreh me admirim ndaj prindërve të tij, në një artikull kushtuar marrëdhënies mes tyre dhe vuajtjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Bild" shkruan se, Vladimir tregon me plot pasion se si ai u rrit nga prindërit dhe mësoi gjithçka prej tyre.

Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur "Zeit" publikon një artikull, që hedh dyshime mbi deklaratat e Putin. Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar të kaluarën e tij.

Në të vërtetë ai është fëmija jashtëmartesor i një ruseje, që ka jetuar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji, kur mamaja e tij u martua sërish 8-vjeçari u dha tek një familje, që të kujdesej për të. Pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonoviç dhe Maria Ivanovna Putin.

Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar rritjen e tij në politikë. Po kush është nëna e tij e vërtetë? Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji, aktualisht është 88-vjeçe.

"Jam e bindur se Vova është biri im", thotë ajo. Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.

E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç. Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.