VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PELE SËRISH NË SPITAL - BRAZILI NË ANKTH

E Premte, 05.08.2015, 02:24pm (GMT1)

  
Momente të vështira për legjendën e futbollit botëror, Pele. Tre herë fituesi i Kupës së Botës sipas mediave braziliane është shtruar në spital për herë të dytë brenda pak muajve duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë.

Lajmi për shtrimin e 74-vjeçarit në spital është konfirmuar edhe nga zyrtarët e spitalit në Sao Paoulo, por nuk kanë dhënë shumë detaje për problemet dhe gjendjen e Pele duke krijuar ankth tek tifozët e tij në mbarë botën. Ish-ylli i Santos ka shënuar 77 gola në 91 paraqitje me Brazilin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.