VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit E Premte, 01.29.2010, 05:58pm (GMT1)
Një vit pas vdekjes tragjike të djalit të tyre 16 vjeçar Jett, John Travolta dhe e shoqja Kelly Preston thonë se ata bëjnë "përpjekje mbinjerëzore përditë" për ta marrë veten ndër të tjera edhe me udhëtimin e tyre të fundit në Haiti për të dërguar barna medicinale dhe furnizime të tjera të mbijetuarve nga tërmeti.
Dalja e tij në qilimin e kuq ndodhte në kuadrin e vizitës së tyre në Haiti, të cilën ata e bashkërenduan me Çifti flet për momente personale për gjëra prekëse si takimin me një djalë 7 vjeçar që humbi krejt familjen. "E gjitha çfarë ai kërkonte nga ne ishte ta shihte avionin nga brenda," tha Travolta. Duke folur për përpjeket e John Travolta-s që të ndihmojnë Haitin dhe aktet e tij të tjera të bamirësisë, regjisori i filmit From Paris With Love, Pierre Morel, e përshkroi aktorin Travolta si një "qenie të mrekullueshme njerëzore. Tejet, tejet i duruar...Javën e parë të xhirimeve, ai njihte çdo pjesëtar të trupës me emër. Ai ishte i mrekullueshëm." Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |