VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRUAJA E SCHUMACHERIT SHET NJË AEROPLAN DHE NJË SHTËPI PUSHIMI TË FAMILJES

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GRUAJA E SCHUMACHERIT SHET NJË AEROPLAN DHE NJË SHTËPI PUSHIMI TË FAMILJES

E Shtunë, 05.09.2015, 05:30pm (GMT+1)


Gruaja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se ka shitur një aeroplan 25 milionë funtesh dhe një shtëpi pushimi pasi ka pranuar se shoferi i famshëm nuk do të shërohet kurrë plotësisht.

Schumi pësoi dëmtim të rëndë në tru pas një aksidenti me ski në dhjetor të 2013-ës. Sipas raportimeve, ai ka pasur pak progres në rehabilitim.

Gruaja e tij, Corinna, ka udhëhequr biznesin e Schumacherit që prej se ai pësoi lëndimin.

Ajo ka vendosur ta shesë aeroplanin privat për 25 milionë funte kur kuptoi se burri i saj nuk do të mund të fluturojë asnjëherë dhe shiti shtëpinë e pushimeve në

Norvegji më herët gjatë vitit pasi e kuptoi se burri i saj nuk do të mund të shkojë kurrë atje, raporton revista gjermane "Bunte".

Corinna është duke konsideruar edhe shitjen e shtëpisë në Meribel në Francë, ku ndodhi aksidenti me ski.

Doktorët thonë se progresi është shumë i vogël te 47-vjeçari. Ai akoma është i palëvizshëm dhe nuk mund të flasë.

Shtëpia e tij në Zvicër është përshtatur vetëm për Michaelin. Aty qëndrojnë një grup doktorësh dhe teknikësh që punojnë gjatë gjithë kohës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PELE SËRISH NË SPITAL - BRAZILI NË ANKTH (05.08.2015)
PUTIN GËNJEN PËR TË KALUARËN - ZBULOHET NËNA E VËRTETË (05.08.2015)
LIROHET KHADR - DIKUR I BURGOSURI MË I RI NË GUANTANAMO (05.07.2015)
HETUESIT - LUBITZ KISHTE BËRË PROVA PËR RRËZIMIN E AVIONIT (05.06.2015)
GARLAND I TEKSASIT - PROVOKUESJA GELLER DHE FAMA E SAJ (05.05.2015)
SHBA - EMRA TË RINJ NË GARËN PRESIDENCIALE (05.04.2015)
CHARLOTTE ELIZABETH DIANA - EMRI I PRINCESHËS SË POSALINDUR (05.04.2015)
LE PEN IA NDALON BABAIT TË SAJ DEKLARATAT NË PUBLIK (05.03.2015)
MAKIAVELI - AI QË E ÇLIROI POLITIKËN NGA BARRA E MORALITNga ALBERT VATA (05.03.2015)
MYNIH - NDAHET NGA JETA BALERINA MAYA PLISETSKAYA (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]