VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GRUAJA E SCHUMACHERIT SHET NJË AEROPLAN DHE NJË SHTËPI PUSHIMI TË FAMILJES

E Shtunë, 05.09.2015, 05:30pm (GMT1)


Gruaja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se ka shitur një aeroplan 25 milionë funtesh dhe një shtëpi pushimi pasi ka pranuar se shoferi i famshëm nuk do të shërohet kurrë plotësisht.

Schumi pësoi dëmtim të rëndë në tru pas një aksidenti me ski në dhjetor të 2013-ës. Sipas raportimeve, ai ka pasur pak progres në rehabilitim.

Gruaja e tij, Corinna, ka udhëhequr biznesin e Schumacherit që prej se ai pësoi lëndimin.

Ajo ka vendosur ta shesë aeroplanin privat për 25 milionë funte kur kuptoi se burri i saj nuk do të mund të fluturojë asnjëherë dhe shiti shtëpinë e pushimeve në

Norvegji më herët gjatë vitit pasi e kuptoi se burri i saj nuk do të mund të shkojë kurrë atje, raporton revista gjermane "Bunte".

Corinna është duke konsideruar edhe shitjen e shtëpisë në Meribel në Francë, ku ndodhi aksidenti me ski.

Doktorët thonë se progresi është shumë i vogël te 47-vjeçari. Ai akoma është i palëvizshëm dhe nuk mund të flasë.

Shtëpia e tij në Zvicër është përshtatur vetëm për Michaelin. Aty qëndrojnë një grup doktorësh dhe teknikësh që punojnë gjatë gjithë kohës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.