VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sekreti i Margret Theçer: 28 vezë në javë

E Shtunë, 01.30.2010, 02:45pm (GMT1)



Midis dokumentave sekret të botuar online, zbulohet edhe dieta që ka ndjekur Zonja e Hekurt përpara zgjedhjeve të '79

Voal-online Në vitin 1979, që është viti i hyrjes të saj në Downing Street, Margaret Thatcher i nënshtrohet një diete të rreptë, në bazë eksluzive vezësh. Këtë e ka zbuluar Fondacioni Margaret Thatcher Foundation, që ka publikuar online 25 mijë faqe dokumentash sekretë të Zonjës të Hekurt.

Pra e gjithë dieta ishte: vezë për mëngjez, drekë dhe darkë. Deri në 28 vezë në javë. Një dietë që Zonja e Hekurt e ndiqi me rigorozitet për dy javë, sikur rezulton në kapakun e axhendës të saj personale. I vetmi konçesion në këtë dietë, është mundësia për të pirë whisky të cilin ish-kryeministrja e pëlqente pa masë por gjithësesi ky konçesion bëhej vetëm në rastet kur Zonja e Hekurt konsumonte mish. Dhe rezultati i kësaj diete që njihet me emrin 'Mayo Clinic Diet' (për të cilën sot dietologët reagojnë me skepticizëm të madh) ishte humbja e 10 kilogramëve për dy javë. Mesa duket ishte fjala për një sakrificë paraelektorale: «Besoj se përpiqej të humbiste kilo për hir të telekamerave » ka thënë për Bbc Chris Collins, historian i Fondacionit Margaret Thatcher. Për më tepër mund të vizitoni websitin e saj personal http://www.margaretthatcher.org/.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.