VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Puroja e lënë përgjysmë e Uinston Churchill blerë në ankand 5 000 euro
E Hënë, 02.01.2010, 04:30pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Kur Sir Winston Churchill e la përgjysmë ngaqë ngutej për një takim urgjent të qeverisë për shkak të arritjes së nazistëve në Leningrad më 1941, ndoshta nuk e përfytyronte se pothuaj shtatëdhjetë vjet më vonë puroja e tij do të blihej në një ankand 5 000 euro.

 

Sipas BBC puroja është blerë në ankand në Norfolk nga një koleksionist nga Hertfordshire, pranë Londrës. Çmimi fillestar për puron, në të cilin ishte ngjitur emri i kryeministerit, ishte 400 euro.

 

Lënë përgjysmë nga Churchill në dhomën e tij në Downing Street, puroja që njohur nga kamarjerja personale që ia dhuroi një mikut tësaj, duke shkruar në një fletë të bardhë të ngjitur në të '10 Downing Sreet': "A Jack, me dashuri nga Nellie. Një dhuratë e vogël për t'iu kujtuar burrin më të madh që ka jetuar ndonjëherë në Angli".

 

Jack e ruajti me xhelozi letrën dhe shënimin deri në vdekjen e tij më 1987; pastaj objektin ia ka lënë së bijës e cila e ka ruajtur me të njëjtin kujdes, mbështjellë në letër dhe mbyllur në një arkë në shtëpinë e saj në Norfolk.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.