VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori
E Mërkurë, 02.03.2010, 04:39pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985.

Emri Cristiano (Kristiano) i detyrohet besimit katolik të nënës së tij Maria Dolores dos Santos Aveiro, ndërsa emri i dytë, Ronaldo, është zgjedhur në nderim të Ronald Reagan, aktor i parapëlqyer nga babai tijJosé Dinis Aveiro. Në kohën kur futbollisti portugez lindi, Ronald Reagan ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Rritur si futbollist në ekipin Nacional, në vitin 1997 kalon tek i famshmi Sporting Clube de Portugal, duke luajtur për pesë vjet në ekipet e të rinjve të kësaj skuadre dhe duke e demonstruar talentin e tij shumë shpejt. Në vitin

2001, sapo i kishte mbushur gjashtëmbëdhjetë vjet, ra në sy të Gérard Houllier, trajner i Liverpool-it, por mospërvoja dhe mosha e njomë bënë që klubi anglez të mos tregonte një interesim serioz nga klubi anglez për superyllin e ardhshëm të futbollit.

 

Po atë vit Cristiano Ronaldo ia tërheq vëmendjen italianit Luciano Moggi, i cili do ta donte për ekipin Juventus të Torinos. Por kur dukej se tashmë do ta blente lojtarin, marrëveshja pezullohet.

 

Cristiano Ronaldo luan për herë të parë në përbërjen kryesore të ekipit të të rriturve në një garë kundër skuadrës italiane Inter, e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions League 2002-2003. Në stinorin e tij të parë tek Sporting do të grumbullonte 25 pjesëmarrje në kampionat, nga të cilat 11 si titullar.


Më 13 gusht 2003 transferohet në Angli, në Manchester United, për 12,24 milionë sterlina, duke u bërë kështu  teenager-i (adoleshenti) më i kushtueshëm në historinë e futbollit anglez. Në Manchester ashtu si në kombëtare portugeze luan në rolin e qendërmesfushorit sulmues ose anësor. Me kombëtaren portugeze ka qenë nënkampion i Evropës në Euro 2004.

Mes futbollistëve më të mirë të kohës sonë, ai ka qenë ndër protagonistët kryesorë në vitin 2008, i suksesit të trefishtë të Manchester United në UEFA Champions League, Premier League e Kupa e Botës për klubet FIFA.

 

I dyti në klasifikimin e Topit të Artë në vitin 2007, e ka fituar atë në vitin 2008, duke u bërë portugezi i tretë i të gjitha kohërave që e fitonte këtë çmim. Ka fituar edhe Këpucën e Artë të vitit 2008 dhe Lojtari Botëror i Federatës Botërore të Futbolit, The FIFA World Player.

Në fund të stinorit 2008/2009 u muar në Real Madrid për shifrën rekord të 93,5 milionë eurove: është lojtari më i paguar i të gjitha kohërave./Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.