VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit
E Premte, 02.05.2010, 08:55pm (GMT1)

 

 

Shpërblim 20 milionë sterlina për ta interpretuar Hermionen në filmin Harry Potter

 

Voal-online -Emma Watson (Ema Uotson), aktorja britanike në moshë të re, është bërë e famshme në të gjithë botën për Interpretimin e shtriganes Hermione Granger në sagën e Harry Potterit, ka dalë në krye të klasifikimit përpiluar në Vanity Fair të aktoreve më të paguara të Hollywood-it në vitin 2009.

 

Me një 'rrogë' vlerësuar 20 milionë sterlina, Watson, 19 vjeçe, në fakt ka mundur yje të kalibrit të Sarah Jessica Parker, Angelina Jolie e Sandra Bullock. Për t'u ngjitur në pantheon-in e yjeve është dashur kontrata e firmosur me Warner Bros për të xhiruar kapitullin përmbyllës të aventurave të ish magut të vogël - 'Harry Potter e dhuratat e vdekjes'. I cili në ekranin e madh është ndarë në dy filma. Për secilin, gjithnjë sipas Vanity Fair, Emma Watson do të marrë një cachet nga 10 milionë sterlina.

 

Kjo mjaftonte atëbotë për ta çuar në lartësinë e vendit të 14-të, ndër 40, në e listën e më të paguarve të Hollywood-it. Më mirë se ajo është paguar vetëm Daniel Radcliffe. Me 25,6 milionë të arkëtuar për të përfunduar sagën dhe për ta kapërcyer njëherë e përgjithmonë Voldemort, artistin britanik në moshë të re, 20 vjeç, ka arritur në vendin e parë të klasifikimit të aktorëve i gjashti në të përgjithshmin. Kundruall tij qëndron një pesëshe regjisorësh. Midis të cilëve janë jo dokushdo, porse Michael Bay, Steven Spielberg e James Cameron./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.