VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës E Enjte, 02.11.2010, 01:52pm (GMT1)
Një personazh historik, një prej atyre që, duke qenë gjallë, bëjnë pjesë në legjendë. Nelson Mandela, në fakt, është simbol i Afrikës së Jugut, cilësor që e ka fituar nëpërmjet një jete të tërë lufte kundër aparteidit dhe për lirinë e popullit të tij. Tipari kryesor i tij ka qenë morali i lartë dhe përkushtimi me të cilin ua ka kushtuar jetën e tij të tjerëve. Bir i kryetarit të fisit Thembu, pra me origjinë aristokratike, Nelson Rolihlahla Mandela lindi më 18 korrik 1918. Pasi mbaroi studimet në shkollat vendase për zezakët duke u diplomuar për drejtësi, më 1944 hyn në politikën aktive, duke u bërë anëtar i Kongresit Kombëtar Afrikan dhe duke drejtuar për vite të tëra fushata paqësore kundër regjimit "Apartheid", pra kundër atij regjimi politik që favorizon, edhe në rrafshin ligjor e juridik, segregaconin, pra të jetuarit e zezakëve ndaras të nga të bardhët.
Dëshminë më të lartë të përkushtimit të tij politik e shoqëror të Mandelës e gjejmë në fjalën e mbajtur në gjyq para dhënies së verdiktit: "Jam gati të paguaj çmimin, edhe pse e di sa e trishtim dhe dëshpërim është për një afrikan të jetë në burgjet e këtij vendi. Kam qenë në këto burgje dhe e di sa i ashpër është diskriminimi kundër afrikanëve. Kjo nuk më kthen as mua dhe as tjerët nga rruga që kemi nisur. Për njerëzit, liria në tokën e vet është ideali më i lartë i jetës. Askush nuk mund t'ua ndërpresë atyre këtë rrugë. Më i fortë se frika për jetën çnjerëzore të burgut është zemërimi për kushtet e tmerrëshme në të cilat ndodhet populli im që ndodhet jashtë këtyre burgjeve në këtë vend. Nuk kam dyshim se të gjithë e dinë pafajësinë time dhe se kriminelët që meritojnë ndëshkimin e drejtësisë janë anëtarët e qeverisë." Kalojnë mbi njëzet vjet dhe, pavarësisht se njeriu i madh, është në kushtet e segregacionit të burgut, larg syve të botës, larg dritës së opinionit publik, përfytyrimi i tij, pra vizioni i tij, dhe morali i tij rriten në sytë e njerëzve dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Regjimi e mban në terr të plotë, por ai gjithnjë e më shumë është simbol i luftës dhe truri i kryengritjes. Në shkurt 1985, i vetëdijshëm për këtë dhe i vetëdijshëm se regjimi nuk mund ta prekte një simbol të tillë, ai ngre në këmbë rebelimin e një opinioni tejet të gjerë ndërkombëtar. Presidenti i atëhershëm, Botha,e liron me kusht që të heqë dorë nga lufta e armatosur. Në fakt, akuza për krim të armatosur, duke vënë theksin te lufta, është vetëm me qëllim që ta diskreditojë figurën e Mandelës, duke e paraqitur atë si mishërim të dhunës. Mandela, gjithsesi, nuk e pranon një tundim të tillë, vendos të mbetet në burg. Më1990, nën trysninë ndërkombëtare, Mandela lirohet. Më 1991 zgjidhet president i KKA. Më 1993 merr çmimin Nobel për paqe, ndërsa vitin tjetër, në zgjedhjet e para të lira të vendit si dhe zgjedhjet e para ku votonin edhe zezakët, zgjidhet President i Afrikës së Jugut, në bazë të kushtetutës, edhe kryetar i qeverisë. Qëndron në detyrë deri në fund të 1998. Në jetën e tij të shkurtër të zyrtarit të lartë, ai ka përballur edhe një betejë tjetër raskapitëse. 39 ndërmarrje farmaceutike hapën një proces dhe e çuan në gjyq Nelson Mandelën. Akuza thoshte se kishte shpallur më 1997 "Medical Act", një ligj që e lejonte Qeverinë e Afrikës së Jugut të importonte dhe prodhonte ilaçe për shërimin e AIDS (SIDA-s ) me çmime të larta. Vetëm trysnitë e opinionit ndërkombëtar kanë bindur ndërmarrjet të heqin dorë nga beteja e mëtejshme ligjore. Sa i përket jetës private, duhet shënuar se ai ka pasur tri gra. Për gruan e parë, martuar kur ai ishte shumë i ri, pak dihet. E dyta, e famshmja Uini (Winnie ), shfaqur më 1958 e shndërruar falë përfshirjes ne luftën politik përkrah të shoqit "nënë e kombit afrikan". Gjatë viteve të vështira, gjithsesi, ajo është përfshirë në skandale të llojeve të ndryshme. Më 1997 u divorcuan zyrtarisht. Mandela, kur ishte tetëdhjetë vjeç, u martua sërish, tashmë me pesëdhjetëvjeçaren Gracia, të vejën e presidentit të Mozambikut, vrarë në një incident ajror të organizuar nga shërbimet sekrete të regjimit segregacinist të bardhë. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |