VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET
E Premte, 02.12.2010, 04:45pm (GMT1)

 

     

 

Voal-online -Dashuruar, fejuar, martuar shkolla e vjetër është tejet në modë ende në Hollywood. Pavarësisht moshës dita e martesës është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e yjeve. Herë fejohen kur janë 20 vjeç, herë fejohen kur janë 40 vjeç kohëzgjatja e marrëdhënieve martesore duket se nuk ka peshë...

 

Scarlett Johansson ka qenë e hershme në të gjitha veprimet e saj atëherë pse të habitemi nëse ajo 23 vjeçe fejohej. Nuk kanë më shumë se një vit që ajo dhe miku i vjetër Ryan Reynolds janë të fejuar. Për këtë të fundit nuk ishte fejesa e parë më herët ishte me këngëtaren Alanis Morrisette. U ndanë një muaj pasu Reynolds filloi historinë me Scarlett ...

 

 

Ashlee Simpson ishte 23 vjeçe kur filloi me 28 vjeçarin Pete Wentz: Tani ata janë të vendosur të shkojnë në altar...

 

 

Ka të tjerë që nuk mendohen shumë. Heidi Montag ishte 20 vjeçe, i dashuri i saj Spencer Pratt 23 vjeç kur u martuan. Pa dashur t'ia dinë për kritikat e ashpëra të miqve dhe familjarëve, yjet e "The Hills" filluan jetën e çiftit bashkëshortor...

 

Këngëtarja e grupit Black Eyed Peas-Sängerin Fergie dhe miku i saj Josh Duhamel qëndruan tri vjet të fejuar derisa aktori mori vendimin bashkë me mikeshën 32 vjeçare të shkonin drejt fejesës...

 

 

21 vjeçe, tepër e re ishte Jessica Simpson, kur Nick Lachey në një jaht në Hawaii ia kërkoi dorën. Ai do të martohej me të fejuarën e shtatë viteve me shumë tamtam, siç e tregonin edhe televizionet nuk do ta kishin të gjatë. Më 2005 u ndanë...

 

 

 

Këngëtarja country LeAnn Rimes sapo tek të 19-tat fejohej me kërcimtarin atëherë 21 vjeçar Dean Sheremet. U martuan më 2002 dhe qëndruan të lumtur deri më 2009, kur LeAnn me partnerin e filmit Eddie Cibrian do të fillonte histori tjetër dhe do ta braktiste për të Dean Sheremet-in...

 

 

 

Jason Biggs, i njohur nga filmi "American Pie", fejohej në janar 2008 me atëherë 28 vjeçaren Jenny Mollen. "I kam kërkuar atij të martohemi qëkur jemi njohur," thotë ajo. "I kam kërkuar unë i pari," thotë aktori i filmit "Us" ...

 

 

 

Pastaj janë Jessica Alba dhe Cash Warren. Pas dy vjet e gjysmë dashur ata ndahen në prill të vitit 2006. Pastaj lidhen prapë dhe fejohen në dhjetor 2007, kur Jessica ishtes 26 vjeçe. U martuan pak para ditëlindjes së saj në verën e vitit 2008 ...

 

 

Avril Lavigne ishte 21 vjeçe kur pranonte të matohej me rokerin e grupit Sum 41, Deryk Whibley (atëherë 26 vjeç). U martuan në korrik 2006 - më 2009 pasoi ndarja...

 

 

 

Christina Aguilera që në vitet e adoleshencës ishte superyll. Por vetëm kur ishte 24 vjeçe do të fejohej me Jordan Bratman. Nëntë muaj më vonë, në nëntor 2005, u martuan. Pa kaluar shumë lindën djalin e tyre Max Liron ...

 

 

 

Edhe Marcia Cross është nuse e vonuar. Ishte 43 vjeçe kur Tom Mahoney i kërkonte dorën në gusht të vitit 2005. Një vit më vonë martoheshin. Në shkurt 2007 lindën binjakë.

 

 

Topmodelja Agyness Deyn ishte 25 vjeçe kur fejohej me kitarristin e grupit Strokes, Albert Hammond Jr. (28 vjeç). Ndërkohë ata janë ndarë.../Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.