VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010


E Mërkurë, 02.17.2010, 05:21pm (GMT1)

 

 

Voal-online Artistja e bujshme pop Lady Gaga dominoi mbrëmë çmimet e 30-ta BRIT, duke fituar tri çmime në ceremoninë e industrisë pop, e para artiste ndërkombëtare që arrin këtë fitore në pesë vitet e fundit.

 

Gaga, e veshur si për karnavale, mori Çmimin e Artistes Solo Ndërkombëtare, Artistes Ndërkombëtare Zbulim dhe Albumi më i Mirë Ndërkombëtar, për "The Fame" (Fama), duke fituar në çdo kategori ku ishte kandiduar.

 

Këngëtarja në krye të garave muzikor gjatë 12 mujave të fundit, ia kushtoi performancën e saj live stilistit të modës së lartë Alexander McQueen, i cili vdiq javën e shkuar.

 

Grupi i djemve JLS, që zuri vendin e dytë në shown televiziv për talentet e reja "The X Factor" më 2008, mori dy çmime për grupin më të mirë britanik dhe për albumin britanik single më të mirë, "Beat Again" (Godit prapë).

 

Lily Allen u kurorëzua si artistja më e mirë britnaike dhe Dizzee Rascal për artistin më të mirë mashkull, duke realizuar kështu me sukses kalimin nga raper në pop.

 

Ishte një natë e madhe për raperin amerikan Jay-Z që fitoi si Artisti më i Mirë Ndërkombëtar Solo dhe pati një interpretim të hatashëm me Alicia Keys të këngës së tij "Empire State of Mind". Ylli i Jay-Z është në ngjitje qëkur fitoi zemrën e mijëra adhuruesve të rinjë në performimin e tij të parë hip hop në Festivalin Glastonbury më 2008, një ngjarje e madhe e muzikës rok.

 

"Ne treguam se hip hopi mund të luhet kudo në botë," tha Jay-Z. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.