VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO
E Enjte, 02.18.2010, 04:35pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Tejet i njohur për krijimtarinë e tij në ekran, aktori nga Uellsi, Anthony Hopkins, e ka shtrirë talentin e tij artistik në telajo, duke ekspozuar 50 punime pikture në akrilik dhe me ngjyra në Londër këtë javë.

 

Jonathan Poole, organizator i ekspozitës, tha se aktori fitues i çmimit Oscar, ishte nxitur ta shfaqë talentin e tij nga gruaja e tretë, Stella Arroyave, dhe pikturon çdo ditë në një studio në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni.

 

"Gruaja e tij Stella pa disa nga punimet e tij në trajtë skicash dhe pastaj ngulmoi tek ai se janë të mrekullueshme prandaj është më mirë t'i përfundojë ato punime dhe të vazhdojë me punime të tjera, të cilat janë tejet origjinale, edhe pse jo të përkryera. Dhe prej atëherë ai ka pikturuar gjithnjë," tha Poole për Reuters Television.

 

Një edicion i kufizuar pikturash, frymëzuar nga e shoqja, janë në shitje dhe mund të blihen për 1 150 pounds ($1,802), ato janë në pëlhurë dhe të varura në shtëpinë e Hopkins.

 

Të gjalla dhe plot dritë, shumë nga punimet janë portrete me sytë që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Hopkins, 72 vjeç, që fitoi një Oscar si aktori më i mirë më 1992 për rolin e tij si Hannibal Lecter në "The Silence of the Lambs", pikturon që prej vitit 2002 dhe Poole shton se ai është krejtësisht autodidakt.

 

"Unë mendoj se shumë njerëz e kanë këtë aftësi. E përdorin apo jo, varet prej tyre. Ai e bën këtë, sepse ndjen kënaqësi të madhe kur e bën dhe mendoj se ai e shpreh veten më mirë se kudo në pikturat e tij," tha Poole. (http://www.reuters.com)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010 (02.17.2010)
TRUMANËT (02.14.2010)
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI (02.12.2010)
SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET (02.12.2010)
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës (02.11.2010)
Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti (02.09.2010)
Bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton (02.08.2010)
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain' (02.06.2010)
Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit (02.05.2010)
Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori (02.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]