VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

5 GJËRA QË DUHET DITUR PËR SKATERIN OLIMPIK EVAN LYSACEK
E Premte, 02.19.2010, 02:37pm (GMT1)

 

 

Evan Lysacek është bërë një nga yjet e Lojërave Olimpike të Vankuverit. Ai ka fituar Medaljen e Artë në patinazhin e figurës. Ia ka rrëmbyer titullin tejet të favorizuarit

Evgeni Plushenko, kampion në Torino para katër vjetësh, duke arritur pas provës së lirë  257.67 pikë kundër 256.36 të rusti. Vendin e tretë e mori japonezi Daisuke Takahashi (247.23).

 

Këtu janë pesë gjëra që duhen ditur për atletin:

1. Lysacek, 24 vjeç, e ka përshkruar veten gjithmonë si një "daredevil" (kokëkrisur). Ai thotë: "Adhuroja shpejtësinë" dhe gjithmonë e ka adhuruar. Kur ishte 6 vjeç ai ra nga biçikleta afër shtëpisë së tij në Naperville, Ilinois, dhe iu deshën pesë qepje në kokë. Ai e filloi patinazhin kur ishte 8 vjeç.

2. Ai filloi dashurinë me Tanith Belbin, pjesë e ekipit të SHBA të kërcimit në akull pjesëmarrëse në Lojërat aktuale Olimpike. Ajo mori në dhomën e tyre në Vankuver rivalin e Lysacek, Johnny Weir.
Kur u zgjodh shoqëria, Belbin tha me të qeshur "ejani tek unë Evan dhe Johnny". "Bëj ushtrime matematike me Johnny në apartamentin tonë".

3. Ai adhuron festat në klubet e Los Anxhelosit me të tilla si Nichole Richien Rachel Zoe.

4. Nëna e tij, Tanya, është në Vankuver, por ka tepër emocione ta shoh drejtpërdrejt në skenën e garës të birin. Në vend të kësaj, ajo brohoret për të duke e parë në televizor së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së atletit.

5. Lysacek ka idhull diellin, nxirjen në plazhe, dhe surfingun.
Sa për karrierën e tij si skater (patinator)? Ai është i shkëlqyer në mësime. "Mua më kanë bërë për vete gjithmonë filmat," thotë ai./Elida Buçpapaj

 

(http://www.ansa.it) (http://people.com/people) (http://www.reuters.com)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.