VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEAN PENN SULMOI PAPARACIN, VIHET NËN AKUZË PËR DY KRIME

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SEAN PENN SULMOI PAPARACIN, VIHET NËN AKUZË PËR DY KRIME
E Shtunë, 02.20.2010, 09:09am (GMT+1)

 

 

Voal-online Fituesi i çmimeve Oscar, Sean Penn, sa i dobët në marrëdhëniet me paparacët, aq i përkryer në ekranin e kinemasë, është vënë nën akuzë për dy krime pas një përplasjeje fizike me një fotografi vitin e shkuar dhe mund të përballet me burg nëse gjendet fajtor, thanë prokurorët dje.

 

Penn, 49 vjeç, është akuzuar për rrahje në publik dhe për vandalizëm pasi thuhet të ketë goditur me shqelma fotografin në këmbë dhe t'ia ketë thyer kameran në tetorin e vitit të kaluar në një supermarket në zonën Brentwood të Los Anxhelosit, tha zyra e prokurorit të qytetit.

 

Incidenti qe regjistruar në video dhe publikuar në uebsajtin me lajme për famozët, TMZ.com.

 

Penn, i cili fitoi çmime Oscar për rolet e tij në "Mystic River" dhe në filmin e vitit 2008 "Milk," përballet me një maksimum 18 muaj prapa hekurave nëse fajësohet, tha zëdhënësi i prokurorit të qytetit, Frank Matelijan. Ai duhet të paraqitet për t'u marrë në pyetje për herë të parë më 22 mars.

 

Prokurorët e kontesë së Los Anxhelosit kishin nguruar më herët të ngrinin akuza kundër Penn, duke thënë se nuk besojnë të kenë të bëjnë me fajësime rreth ngjarjes.

 

Penn prej shumë kohësh është treguar armiqësor ndaj paparacëve dhe është shumë i njohur për natyrën e papërmbajtur shpërthyese. Në vitin 1987 ai vuajti për më shumë se 30 ditë burg për sulm fizik në sheshin e xhirimit kundër një kureshtari. Në vitin 2006 ai sulmoi një paparace në funeralin e vëllait të tij.

 

Ai gjithashtu është përballur me akuzë për dhunë shtëpiake gjatë martesës me këngëtaren pop Madonna, e cila përfundoi me divorc më 1989.

 

Penn ishte në qendër të lajmeve vitin e shkuar për ndarjen nga e shoqja, aktorja Robin Wright Penn, me të cilën u pajtuan për pak kohë dhe pastaj divorcuar në gusht 2009./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
5 GJËRA QË DUHET DITUR PËR SKATERIN OLIMPIK EVAN LYSACEK (02.19.2010)
ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO (02.18.2010)
LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010 (02.17.2010)
TRUMANËT (02.14.2010)
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI (02.12.2010)
SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET (02.12.2010)
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës (02.11.2010)
Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti (02.09.2010)
Bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton (02.08.2010)
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain' (02.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]