VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CARRIE FISHER THOTË SE BABAI I SAJ "KA RRJEDHUR"
E Martë, 02.23.2010, 12:39pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Këngëtari Eddie Fisher, i cili shënoi një skandal ndërkombëtar në vitet 1950, kur la gruan e tij Debbie Reynolds për t' martuar me Elizabeth Taylor-in, është bërë i paaftë mendërisht, tha dje e bija Carrie Fisher.

 

Ikona e filmave "Star Wars" (Luftërat e Yjeve) tha në një mesazh në Twitter se babai i saj 81-vjeçar, i cili rri në karrocë vetëlëvizëse, ka një "lloj rrjedhje të mendjes", çka nuk është befasi për jetën që ai ka bërë.

 

Eddie Fisher mendon se është ngujuar në një furrë buke në një kohë që i duhet të marrë pjesë

në një veprimtari bamirëse për mbledhje fondesh të organizuar me Presidentin Barack Obama dhe me një lojtar të famshëm bejsbolli, thotë e bija e tij. Ai jeton në Berkeley, Kaliforni.

 

Eddie Fisher ishte kryesues klasifikimesh dhe idhull i adoleshentëve në fillim të viteve 1950 përpara se të kalonte në rock 'n' roll dhe në karrierën e përshkuar nga skandalet. Ai u largua nga grupi Reynolds, nga nëna e Carrie-t e cila ishte e para nga pesë gratë e tij, për t'u martuar me mikeshën e familjes Taylor.

 

E bija e tij 53 vjeçare, e cila luajti lideren rebele të shfrenuar Princessha Leia në filmat original "Star Wars", folli me hollësi për historinë tejet të veçantë të familjes së saj dhe për betejat e saj personale në shown e saj të kohëve të fundit monolog në Broadway "Wishful Drinking". (http://www.retuers.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.