VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FRÉDÉRIC CHOPIN - KOMPOZITORI DHE PIANISTI MË I NJOHUR I ROMANTIZMIT

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
FRÉDÉRIC CHOPIN - KOMPOZITORI DHE PIANISTI MË I NJOHUR I ROMANTIZMIT
E Shtunë, 02.27.2010, 05:28pm (GMT+1)

Me koncertet e tij për piano, preludet, mazurkat, valcet dhe nokturnat Fré­déric Chopin, i lindur në Poloni si biri i një mësuesi francez, është bërë i pavdekshëm. Qysh në kohën që jetonte ai u stilizua në mit.

 

Chopin konsiderohet si romantiku më i madh ndër kompozitorët për piano të shekullit të 19-të. Ai i ka dhënë pianos shpirtin e tij, thuhet. Chopin ka shkruar muzikë për piano, që edhe sot e kësaj dite është ndër më të preferuarat. Gjithashtu ai ka qenë njëri ndër pianistët brilant të shekullit të 19-të.

 

Mësuesi i tij Elsner në konservatorin e Varshavës pohonte: "Ai u shmanget shtigjeve të shkelura dhe metodave të rëndomta, por edhe talenti i tij është i pazakontë." Kompozitori Robert Schumann pas pjesëmarrjes në një koncert të Chopin u shpreh me adhurim: "një gjeni". Ndërsa gazeta "Allgemeine Musikalische" në Lajpcig vlerësonte "një delikatesë e shkëlqyer e goditjes së tij në tastierë, një aftësi e papërshkrueshme mekanike dhe një nuancim i përkryer i tij që shpreh ndjenjën më të thellë". Kjo gazetë e quante Chopin si "një ndër meteorët më ndriçues në horizontin muzikor."

 

Bildunterschrift: 200 vjetori

 

Datëlindja nuk dihet saktë

 

E siç ndodh me dikë të shpallur mit qysh kur është gjallë, datëlindja e Fré­déric Chopins nuk dihet saktë. Në çertifikatën e pagëzimit të tij, që u zbulua 50 vjet pas vdekjes është shënuar si datë e lindjes 22 shkurti 1810. Edhe një çertifikatë lindjeje e konfirmon këtë datë. Por sipas të dhënave të vet Chopin ai kishte lindur më 1 mars 1810. Sidoqoftë ç' rëndësi ka kjo, kur është fjala për një mit, i cili me përizerjen e tij prej patriotizmit të supozuar, gjenialitetit muzikor, aurës erotike dhe vdekjes së shpejtë tragjike edhe sot e kësaj dite nuk mund t' i rezistosh mrekullimit dhe joshjes së tij?

 

Shfaqja e shkëlqyer artisitke e Chopin dhe jeta e tij e shkurtër ishin të destinuara për transformim dhe krijim legjendash: Një qenie e karakterizuar prej sëmundjes, një jetë si fëmijë gjeni, i cili prezantohej në sallonet e aristokracisë polake, një karrierë si virtuoz i pianos, mësues dhe kompozitor, një lidhje gati 10 vjeçare, pavarësisht fundit që pati ajo, me shkrimtaren e ekzaltuar dhe më të moshuar George Sand.

 

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Shtëpia e lindjes së kompozitorit në Varshavë.

 

Shkaku i vërtetë i vdekjes nuk dihet

 

Një vdekje e hershme në moshën 39 vjeçare. Chopin vdiq prej tuberkulozit thonë disa, të tjerë flasin për vdekjen nga cistic fibrosis, bëhet fjalë për tuberkuloz në mushkëri, por edhe për pushim zemre. Shumë patologë dhe mjekë kanë spekuluar lidhur me vuajtjet dhe vdekjen e Chopin-it. Por shkaku i vërtetë i vdekjes së tij nuk është i njohur as sot e kësaj dite.

 

"Sa u përket damave me Chopin shkon më tutje se me Mozartin".  Kjo shprehje e pianistit të madh Arthur Rubinstein, nuk është pa vend. Prezantimet e Frédéric Chopin si në Vasrhavë edhe në Paris, kishin për botën e damave një aura erotike ashtu si edhe ato të Franz Liszt-it. Vetëm se ky i fundit në rininë e tij ishte një bukurosh dhe një Kazanovë. Ndërsa për Chopin   i cili i kishte të gjitha por vetëm i bukur nuk qe - kishte dyshime nëse ai i dashuronte vërtetë gratë. "Lidhja" dhjetëvjeçare e tij me Georges Sand është më shumë legjendë se realitet. Katholiku Frédéric Chopin kishte pikëpamje konservatore dhe e përçmonte seksualitetin. Në të kundërt George Sand i kushtonte rëndësi dashurisë fizike, propagandonte idealet socialiste dhe kritikonte kishën katolike. Kontradikta më të mëdha se këto s' mund të kishte. E megjithatë brezat pasardhës s' duan t' ia dinë për këtë, sepse është shumë e bukur legjenda e dashurisë së supozuar mes shkrimtares që vishej si burrë dhe pinte cigare me pianistin e shkëlqyer e gjenial dhe gjithmonë të sëmurë. 

 

 

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  George Sand

 

E një mit jeton prej legjendave

 

Chopin ia arriti që mazurkën ta fusë në sallonet e aristokracisë. Të paktën në aspektin muzikor ai e pranonte që ishte polak. Ndërsa zemra e tij rrihte për Parisin, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës, kuptohet kur nuk ishte nëpër turne koncertesh. Eshtrat e Chopin u vendosën të prehen në varrezën e personaliteteve në Paris, Père Lachaise. Ndërsa zemra e tij u fut në konjak dhe u dërgua në Varshavë nga e motra Ludowika. Atë e kanë murosur në një nga kolonat e Kishës së Kryqit të Shenjtë në Varshavë. Atje ajo nderohet edhe sot si  një relikt i një shenjtori kombëtar. 

 

Miti "Chopin polak" sivjet feston kulmin turisitik, sepse zyra e turzimit të Varshavës ka shtruar "një rrugë në qytetin e vjetër me të gjitha stacionet e jetës së Chopin" ,  një "rrugë për tek zemra e Chopin". (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CARRIE FISHER THOTË SE BABAI I SAJ "KA RRJEDHUR" (02.23.2010)
SEAN PENN SULMOI PAPARACIN, VIHET NËN AKUZË PËR DY KRIME (02.20.2010)
5 GJËRA QË DUHET DITUR PËR SKATERIN OLIMPIK EVAN LYSACEK (02.19.2010)
ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO (02.18.2010)
LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010 (02.17.2010)
TRUMANËT (02.14.2010)
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI (02.12.2010)
SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET (02.12.2010)
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës (02.11.2010)
Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti (02.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]