VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BILL CLINTON I JEP PËRKRAHJE TIGER WOODSIT

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
BILL CLINTON I JEP PËRKRAHJE TIGER WOODSIT
E Martë, 03.02.2010, 01:11pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online -Bill Clinton ia dha përkrahjen e tij Tiger Woods-it në një telefonatë me yllin e golfit, tha një zëdhënës i ish presidentit.

"Presidenti Clinton foli me Tiger Woods dhe ia dëshiroi atij të gjitha të mirat," tha Matt McKenna për revistën People duke konfirmuar një raport në Golf Digest se ata të dy kanë biseduar.

 

Nuk ishte e qartë kur foli ish presidenti me Woods apo si u realizua telefonata. Por Clinton, i cili ka përjetuar situata të vështira në jetën private, i tha fjalë trimëruese golfistit, i cili ende vazhdon të rrijë në një qendër rehabilitimi në Arizona.

Raportet se edhe Presidenti Obama i ka bërë telefonatë Woods-it nuk janë të vërteta, sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Në një intervistë me People në janar, Presidenti Obama tha se besonte që Woods mund të rehabilitohej. "Absolutisht. Unë nuk dua ta komentoj marrëdhënien e tij personale me gruan dhe familjen, por besoj fort se gjithkush duhet të shohë brenda vetes, të gjejë të metat e veta dhe të merret me to," tha ai në atë kohë.

 

Golf Digest citon nënën e Woods-it, Kutilda, të ketë thënë se djali i saj do të ketë një rikthim të fuqishëm në karrierën e golfit. "Ai do të përballet vetë me problemet dhe do t'i zgjidhë ato, dhe kur të rikthehet, ai do të ketë sërish dashurinë të luajë dhe të fitojë," tha ajo. "Unë e mendoj këtë më shumë se kurrë, sepse jeta e tij do të kthjellohet dhe mendja e tij do të jetë e çliruar."

 

Gruaja e Woods-it, Elin Nordegren, është parë në Florida të hënën pasi kishte kaluar ca kohë me të shoqin në Arizona.

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRÉDÉRIC CHOPIN - KOMPOZITORI DHE PIANISTI MË I NJOHUR I ROMANTIZMIT (02.27.2010)
CARRIE FISHER THOTË SE BABAI I SAJ "KA RRJEDHUR" (02.23.2010)
SEAN PENN SULMOI PAPARACIN, VIHET NËN AKUZË PËR DY KRIME (02.20.2010)
5 GJËRA QË DUHET DITUR PËR SKATERIN OLIMPIK EVAN LYSACEK (02.19.2010)
ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO (02.18.2010)
LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010 (02.17.2010)
TRUMANËT (02.14.2010)
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI (02.12.2010)
SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET (02.12.2010)
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës (02.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]