VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton
E Djelë, 02.22.2009, 10:14am (GMT1)

Voal-online  - U shua Soks (Socks), macja me njolla të zeza e të bardha e cila në krah të familjes Klinton ishte bërë "Macja e parë" më e dashur e Amerikës. Me ardhjen e saj në Shtëpinë e Bardhë kishte thyer një tabu, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm në vend të maceve mbanin qenë. Në këtë kontekst macja Soks e kishte revolucionarizuar traditën e deriatëhershme presidenciale. Tani Soks nuk është më. Ajo kishte qenë kohë e sëmurë dhe u shua kur ishte 18 vjeç. "Soks na ka dhuruar shumë lumturi për vite të tërë Çelsit dhe ne, dhe ka qenë e dashur për fëmijët dhe ata që duan macet. Prandaj i jemi mirënjohës", ka deklaruar familja Klinton, Bill dhe Hillari, në një komunikatë për shtyp.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.