VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful"

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful"
E Djelë, 03.08.2009, 11:13am (GMT+1)

Nuk ndodh shpesh që një i ri i cili ëndërron të bëhet këngëtar dhe kompozitor të ketë tankun si mjet udhëtimi. James Blunt, megjithatë, nuk e ndante kitarën nga vetja duke e mbajtur pranë armëve të tij duke shkruar për albumin e tij debutues single "Back to Bedlam". Tri vjet më herët, para se të arrinte vendin No. 2 në klasifikimn e albumeve në Evropë, ai ishte një oficer në ushtrinë britanike, me forcat paqësore të NATO-s në Kosovë. Pas disa vitesh duke shkruar këngë përgjatë situatash të vështira të shërbimit, Blunt braktisi profesionin e ushtarakut të trashëguar nga babai i tij në favor të jetës së muzikanit luftëtar, tashmë në betejën për t'u afirmuar. Ajo që ai e quan një përvojë ushtarake "tejet turbulluese dhe shkatërruese" kanë frymëzuar disa nga këngët më të fuqishme të albumit, i cili do të dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 4 tetor 2005. Por është kënga optimiste "You're Beautiful" që e vuri në qendër të vemendjes zërin e tij prej tenori.

Album doli tetorin e vitit 2004 në Britaninë e Madhe pa shumë fanfarë, pra, pa aq zhurmë e bujë. Atlantic U.K. në një fushatë marketingu e vuri James Blunt përkrah këngëtarëve kompozitorë melankolikë si Damien Rice dhe David Gray. Deri në maj, kur ai nxori albumin single "You're Beautiful", projekti i tij ende nuk kishte rënë tamam në veshin e publikut britanik. "Për habinë më të madhe, radiot bënë punën e tyre dhe ai arriti të sigurojë një publik krejt të ndryshëm dhe nga radhët e moshavemë të reja," thotë Torsten Luth, Warner Music International VP për Atlantic U.K. "Nga një këngëtar kompozitor ai u bë një yll i muzikës pop." Kënga u përfshi menjëherë në programet e radios kombëtare britanike BBC Radio 2 dhe rrufeshëm u ngjit në sferën e Nielsen Music Control, që merret me garat muzikore britanike. Ishte materiali drithërues i albumit që e vendoste James Blunt krahas Damien Rice apo David Gray. Në këngën e tij "Goodbye My Lover", James Blunt bën një bilanc sfilitës të një marrëdhënieje të dikurshme dashurie. Në këngën "No Bravery", në një mënyrë origjinale, ai sjell një mbresë të fuqishme të luftës./Elida BUÇPAPAJ

 

YOU'RE BEAUTIFUL

 

My life is brilliant.

My love is pure.

I saw an angel.

Of that I'm sure.

She smiled at me on the subway.

She was with another man.

But I won't lose no sleep on that,

'Cause I've got a plan.

 

You're beautiful. You're beautiful.

You're beautiful, it's true.

I saw you face in a crowded place,

And I don't know what to do,

'Cause I'll never be with you.

 

Yeah, she caught my eye,

As we walked on by.

She could see from my face that I was,

F**king high,

And I don't think that I'll see her again,

But we shared a moment that will last till the end.

 

You're beautiful. You're beautiful.

You're beautiful, it's true.

I saw you face in a crowded place,

And I don't know what to do,

'Cause I'll never be with you.

You're beautiful. You're beautiful.

You're beautiful, it's true.

There must be an angel with a smile on her face,

When she thought up that I should be with you.

But it's time to face the truth,

I will never be with you.

 

TI JE E BUKUR

 

Jeta ime është brilante.

Dashuria ime e pastër.

Unë pashë një engjëll.

Jam i sigurtë që e pashë.

Ajo më buzëqeshi në metro.

Me një tjetër djalë nxitonit.

Por unë nuk ndalesha dot,

Se do merrja avionin.

 

Ti je e bukur. Ti je e bukur.

Je e bukur, vërtetë.

Pashë fytyrën tënde në turmë,

Dhe nuk di si t'ia bëj,

Se nuk të takoj më kurrë.

 

Ajo më pa në sy,

tek më shkonte pranë.

Nga fytyra ime ka kuptuar,

Isha magjepsur;

Nuk besoj se do ta shoh prapë,

Por jetuam një çast pa fund.

 

Ti je e bukur. Ti je e bukur.

Je e bukur, vërtetë.

Pashë fytyrën tënde në turmë,

Dhe nuk di si t'ia bëj,

Se nuk të takoj më kurrë.

Je e bukur, vërtetë.

Atje një engjëll me buzëqeshje në fytyrë

Deshi të na takonte në të dy patjetër.

Por ne nuk do të shihemi kurrë,

Është koha ta pranojmë

të vërtetën.

 

Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI (03.05.2009)
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste (02.24.2009)
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton (02.22.2009)
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln (02.12.2009)
Një baron dhe njohës i Evropës Juglindore - Ministri i ri i Ekonomisë në Gjermani (02.09.2009)
Franklin Delano Roosevelt, i vetmi President i SHBA-ve i zgjedhur për katër mandate (01.27.2009)
Mishelë Obama, Zonja e re e Parë e Amerikës (01.20.2009)
Martin Luther King vizionari gjenial i paqes (01.17.2009)
Xhulio Anderoti: kam ndonjë sekret shtetëror që do ta marr me vete në parajsë (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]